Familje me fëmijë të mitur/ Kthehen në Shqipëri 50 azil-kërkues në Francë

Familje me fëmijë të mitur/ Kthehen në Shqipëri 50 azil-kërkues në Francë

RINAS- 50 shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil në Francë, janë rikthyer në Shqipëri. Ndryshe nga herët e kaluara, të cilët kanë qenë kryesisht të rinj, ky grup përbëhej kryesisht nga familjarë me të mitur. Lajmi është njoftuar nga Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë.

"Çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta. U bëj thirrje që të mos ndërrmarrin asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t'u punësuar në vendet e BE-së", tha Voda.

Nga ana tjetër, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 - mujori, janë rikthyer në atdhe shumë azilkërkues në vendet e BE.

"Fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale", përfundoi Merkaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 12/06/2019 17:49

    O ty te q.... robt ku esht Shqiperia vend i sigurt,per ju hajdutat po' se nuk ju fut kush ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë