Një 45-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të dalë Shqipëria me 61 mijë e 755 € dhe 10 mijë $, pa i deklaruar.
45-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit gjatë kontrolleve të kryera.
Paratë u sekuestruan si provë materiale.
“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. Ë., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente








