Rindërtimi i gjirit, një jetë
e re për gruan e preku

Rindërtimi i gjirit, një jetë <br />e re për gruan e preku
Rindërtimi i një gjiri pas ndërhyrjes onkologjike është një rilindje për gruan që pëson një traumë në jetën e saj. Rënia e flokëve pas kemioterapisë, heqja e plotë apo e pjesshme e gjirit prek gruan dhe feminilitetin e saj. Doktor Stefano Martella,(ne foto) kirurg plastik, tregon se si e ndihmon psikologjikisht gruan kirurgjia plastike dhe një apel për gratë shqiptare: "Nuk duhet të ngurrojnë të kryejnë një operacion plastic. Përmirëson jetën e tyre dhe ndjehen mirë me vetveten dhe të tjerët"

Në Shqipëri bëhet akoma pak kirurgji estetike dhe rindërtuese pas heqjes së njërit gji, ose të të dyve. Në Itali tashmë bëhet prej vitesh dhe me rezultate shumë të mira. Si përmirësohet jeta e një gruaje që është operuar në gjy me rindertimin e tij?

Kanceri I gjirit sulmon simbolin e feminilitetit dhe të mëmësisë me rrezikun që të kushtëzojë jetën e përditshme, shoqërore dhe seksuale të pacientes. Rindërtimi ka një rol të rëndësishëm edhe në kurimin e sëmundjes. Shmang ndjenjën e gjymtimit dhe çon gruan drejt një jete të përditshme sa më shumë afër normales. Pa kirurgjinë rindërtuese të gjirit, krah depresionit për shkak të diagnostikimit të kancerit, gjymtimi fizik shton ndjenjën e pafuqisë dhe të nënvleftësimit. Pasojat mund të prekin si jetën private, ashtu dhe rrugëtimin terapeutik onkologjik.

Duhen kushte të veçanta të pacientes për të kryer rindërtimin e gjirit pas heqjes së masës kancerogjene, apo është gjithnjë e mundur? Çfarë metodash përdoren?

Rindërtimi i gjirit mund të bëhet i menjëhershëm (në të njëjtën kohë me ndërhyrjen onkologjike) ose në kohë të ndryshme (me mbarimin e rrugëtimit terapeutik onkologjik). Sot preferohet, nëse kushtet onkologjike lokale dhe të përgjithshme të pacientes e lejojnë, të bëhet rindërtimi I menjëhershëm I gjirit. Ekzistojnë dy ndërhyrje kryesore kirurgjikale të onkologjisë së gjirit: kuadrantektomia dhe mastektomia. Në rastin e kuadrantektomisë është I mundur rimodelimi I gjirit të sëmurë dhe një simetrizim me gjirin e shëndetshëm. Në pjesën më të madhe të mastektomive është e mundur të kryhet rindërtimi i menjëhershëm. Kjo procedurë mund të bëhet përmes protezave (proteza me xhel silikoni ose me ekspander) ose mund të përdoret masë e të nbjëjtës paciente e marrë nga zona adominale ose nga kurrizi. Edhe pas mastektomisë është I nevojshëm simetrizimi I gjirit tjetër përmes një mastoplastike zvogëluese ose zmadhuese.
Që nga viti 2002 teknika e mastektomisë nipple sparing, ruan mundësinë e shpëtimit të thumbit të gjirit dhe aerolës përreth, njësi estetike dhe funksionale me vlerë shumë të madhe për gruan. Në rastin kur kjo nuk është e mundur (për arsye onkologjike ose nekroza postoperacioni) rindërtohet në një kohë të mëvonshme dhe me anestezi locale

A ka ndryshim mes një ndërhyrjeje të kirurgjisë plastike të gjirit pas heqjes së një tumori dhe një ndërhyrje të zakonshme kirurgjie estetike?

Ka një ndryshim të rëndësishëm mes ndërhyrjes estetike dhe asaj rindërtuese. Rindërtimi total ose i pjesshëm i gjirit pas një ndërhyrje onkologjike është më kompleks dhe kërkon përgatitje specifike, sidomos në rastin e rindërtimit me pjesë nga trupi i pacientes dhe ka një mundësi më të lartë komplikacioni postoperacioni më të lartë. Në rastin e mastektomisë, kirurgu që do të rindërtojë ka në dispozicion vetëm indet e lëkurës dhe nga kjo bazë do të përpiqe të riprodhojë sa më mirë të jetë e mundur një gji të ri për pacienten. Eshtë një punë që shpesh kërkon shumë orë.

Shumë gra shqiptare nuk kanë patur mundësinë të bëjnë rindërtimin e gjirit pas heqjes së një tumori. Sot kirurgjia estetike rindërtuese bëhet edhe në Tiranë falë disa mjekëve që janë specializuar në klinikat më të mira amerikane dhe europiane, por ka pak kërkesa nga ana e pacienteve dhe mungesë informacioni. Eshtë e mundur të bëhet rindërtimi I gjirit edhe shumë vite pas heqjes së tumorit? Dhe çfarë do t-I këshillonit një gruaje shqiptare që heziton ta bëjë.
Çdo grua që ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale onkologjike në gji ka të drejtë të kryejë dhe rindërtimin e gjirit nëse janë të gjitha kushtet klinike për ta realizuar. Me rindërtimin e gjirit gruaja ka mundësinë të ndjehet mirë me veten dhe me të afërmit e saj. Eshtë e mundur të bëhet rindërtimi i gjirit edhe në një distancë kohore prej shumë vitesh. Shpesh gruaja vendos të mos e bëjë për një problem kulturor; ka frikë se gjykohet keq ose ka ankthin e një operacioni tjetër.
Për gratë shqiptare them se nuk duhet të kenë frikë të rikthehen normale dhe të mos kenë frikë ndaj një operacioni rindërtues që u jep mundësi të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të jetojnë më mirë me vetveten.

Shkrimi u publikua ne suplementin ALMEDICUS, te Shqiptarja.com 20 shtator 2012
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete