Rindërtimi i banesave në Shijak/ Kryeministri Rama u dorëzon çelësat 4 familjeve! Ministri Ahmetaj i përgjigjet akuzave të opozitës (VIDEO)

Procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vijon. Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në zonën e Maminasit dhe Xhafzotajt në Shijak, ku i dorëzoi çelësat e reja 4 familjeve që hynë në shtëpitë e reja individuale.

Teksa u dorëzon çelësat banorëve, ai u shpreh se “të këqijat i kemi lënë pas dhe të mirat i kemi para”.

Ndërsa Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj iu përgjigj akuzave të opozitës të cilët shprehen se ka shumë persona që janë ende në çadra.

“Mora shkas nga disa postime të pseudoopozitës për ata që janë në çadër. Numri i atyre që janë në çadër vjen gjithmonë duke u ulur. Ka qenë 11 mijë, para 4 javësh ishte 1234, sot ka zbritur në 1058 dhe me mbarimin e banesave në Shijak zbresim nën 1 mijë”, tha Ahmetaj.

Ministri u shpreh se “deri në maj nuk do të ketë më banorë në çadra”. Por, ai nënvizoi se “të gjithë ata që kanë qenë në çadër, sepse kanë bërë zgjedhjen e tyre legjitime për të qenë afër tokës, të gjithë kanë marrë bonusin e qirasë”.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama inspektoi dhe punimet që po kryhen në kantierin në Shijak ku po ndërtohen 9 pallate të reja 7 katëshe të cilat përfundojnë në 6 muajt e ardhshme dhe akomodohen 163 familje.

Ai thotë se në javën e tretë të janarit do të hapet kantieri i madh i lagjes “Lugina”.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë