Nga 25 nëntori nis shpërndarja e apartamenteve e shtëpive individuale për të prekurit nga tërmeti! Të parat familjet në nevojë, të tjerët me short publik

Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit, ku për shumë familje në vend pasojat ishin tragjike, disa prej tyre do të kenë tashmë një arsye për të gëzuar. Më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e pjesës së parë të shtëpive individuale dhe apartamenteve.

Kështu bëri me dije sot zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, i cili tha se fillimisht do të bëhet shpërndarja e banesave për familjet në nevojë, të moshuarit e vetmuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, e më pas të tjerët do të marrin banesat me short publik.

Po ashtu ai bëri me dije se është marrë edhe vendimi për hapjen e rrugës së shpronësimit me këmbim më Bashkinë e Vorës, për përshpejtimin  procesit të rindërtimit.

"Mbledhja e qeverisë. Kemi marrë vendim për hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës për përshpejtimin e procesit të rindërtimit. Një vendim i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti për mënyrën si do shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet duke filluar nga 25 nëntori i këtij viti, ku do shpërndahen pjesa  e parë. Në vendim është përshkruar shpërndarja, pasi kalon lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendorë", tha Ahmetaj.

Ahmetaj shtoi se janë 167 shkolla që po ndërtohen, ku 25 prej tyre kanë përfunduar tërësisht. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori mbi situatën e shkollave në Sanxhak të Kurbinit, ku mësimi nuk ka filluar edhe pse ndërtimi ka përfunduar, për shkak se nuk ka drita dhe në Budullë të Krujës, ku mungojnë pajisjet shkollore, Ahmetaj tha se është diskutuar me OSHEE dhe se situata po ndiqte nga personat përgjegjës.

Puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti vijon ende në zonat e prekura, ku qeveria ka deklaruar se deri në shtator të vitit 2022 do të ketë përfunduar ndërtimi i të gjitha objekteve të planifikuara në Programin e Rindërtimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Afati 100 ditë i Ramës, në Ministrinë e Brendshme po bëhet gati një raport! Rritje pagash për policët? Po diskutohen mekanizmat

 

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit 100-ditor që Kryeministri Rama i vendosi Policisë së Shtetit për tu futur 'në shina' në Ministrinë e Brendshme është duke u përgatitur një raport.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se drejtori i ri Gledis Nano do të ketë një tur në të gjithë vendin për të parë situatën dhe më pas do të bëjë raportin mbi gjendjen.

“Drejtori i ri e ka filluar punën edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në të gjithë Shqipërinë dhe pa diskutim ky raport do të shërbejë edhe si një dokument për vlerësimin e gjithsekujt për të vazhduar, është një punë e vazhdueshme dhe jo një veprim i shkëputur në mënyrë që të kemi një trupë profesionale që policia e shtetit të jetë në lartësinë e duhur. Edhe ministri do të jetë një raport përmbledhës për këtë gjë” përfundoi ai.

I pyetur për rritje të pagave për policët Çuçi tha se "jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma”. 

Ora 12:55
Ministria e Financave: Shqipëria do të dalë së shpejti në Eurobond për huamarrje, pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë

 

Shqipëria është gati dhe do të dalë në Eurobond në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që do të sigurojë mbështetje buxhetore.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.

 “Vlera e financuar ka ardhur në rritje por interesi i bondit ka ardhur në ulje. Ndër vite kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të besueshme për tregjet. Jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit Tetor. Tregjet kanë pasur problematika për shkak të krizës energjetike apo edhe për shkak të sinjaleve nga ekonomia globale. Jemi besimplotë që kushtet janë të favorshëm për të dalë brenda këtij viti në Eurobond për një huamarrje për t’u përdorur për mbështetje buxhetore", tha ajo.

Sa i përket vendimeve në Këshillin e Ministrave ministrja bëri me dije se gjatë mbledhjes së ditës së sotme, është miratuar vendimi për eksportet dhe importet si pjesë e nismës “Open Balkan”.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja