Rindërtimi, Rama inspekton punimet në Sukth: Për pak ditë përfundon ndërtimi i 43 banesave individuale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet që po kryhen në zonën e Kullës në Sukth ku po ndërtohen banesat e reja për qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai thotë se për pak ditë përfundon ndërtimi i 43 banesave individuale për familjet.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se për 7 ditë, banorët e kësaj zone do të hyjnë në banesat e tyre të reja.

“Tashmë janë vendosur dritaret, ka dhe disa ndërtime të fundit dhe për 7 ditë familjet janë në shtëpi” – tha Ahmetaj.

Gjatë inspektimit, ka pasur dhe batuta mes kryeministrit dhe banorëve.

Rama: Duhet të rregulloni dhe oborrin tani.

Banori: Avash, avash.

Rama: Shpejt e shpejt, jo avash avash. Bëni oborrin se me gjithë këto shtëpi të bukura ju duhet.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Nis rindërtimi i pallateve me dëmtime të rënda në Durrës, Rama: Do u rritet vlera pronave! Zona do jetë një motor për zhvillimin e turizmit (VIDEO)

Pas zonës së Sukthit, kryeministri Rama ka inspektuar dhe punimet për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Ai thotë se ka nisur me 4 projektet e para të rindërtimit të pallateve me dëmtime të rënda DS4. Sipas kryeministrit, me këtë investim do të rritet shumëfish vlera e pronave të tyre.

“Ajo që dua të them unë është se të gjithë ata që e kanë pasur pallatin me dëmtime DS4 kishin shqetësime dhe u kthye në padurim. Tashmë ka filluar puna. DS4 kërkojnë më shumë kohë pasi bëhet fjalë për një projekt të detajuar pasi dëmet janë të rënda dhe çka mbetet është struktura. Puna ka filluar dhe ndërkohë që ata që e kanë këtë problem janë në shtëpi me qira. Projektet e zbatimit kanë filluar zinxhir në mënyrë që menjëherë me mbarimin e projektit të realizohet puna e bërë. Zgjidhim një merak që kanë qytetarët. Gjithë kësaj zone do i rritet vlera me investimin. Tek Ura e Dajlanit. Do jetë një fuqi e madhe tërheqje për turizmin dhe një motor ekonomik që do rrisë vlerat” – tha Rama.

 

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 15/02/2021 23:31

    TE GJITHA PALLATET ATY NE PLAZH BUZE RERES QE KANE SHKELUR DHE REREN,, DUHEN SHEMBUR TOTALISHT O RAMA,,,DHE SA ME PARE,,,KETE KATRAHURE URBANISTIKE I KEMI PESHQESH NGA MIKU YT O EDI ,,,VANGJUSH DAKO DHE PARAARDHESIT E TIJ....TE GJITHA PALLATET NGA ISH--TEUTA DHE DERI NE QERRET DUHEN HEDHUR NE TOKE DHE NE VEND TE TYRE TE NDERTOHEN RESORTE DHE HOTELE ME 4-5 YJE,,,,KJO DO SILLTE NE DURRES PUNESIMIN E 1 MILION NJEREZVE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat