Rindërtimi/ Tabaku: Janë tenderuar 90 mld lekë ndërsa në buxhet ka pasur vetëm 60 mld! Përgjegjësi shumë e madhe që duhet të gjejë zgjidhje

Rindërtimi/ Tabaku: Janë tenderuar 90 mld lekë ndërsa në buxhet ka pasur vetëm 60 mld! Përgjegjësi shumë e madhe që duhet të gjejë zgjidhje

1666967493_80006309ccee6fc0a.jpg

Deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një deklarate ka zbuluar sipas saj një aferë të rindërtimit në të cilën janë tenderuar shpenzime në shifrën e 90 miliardë lekëve, ndërsa në bixhet ka pasur vetëm 60 miliardë lekë.

‘Ky është një shqetësim që në këtë komision e kemi ndarë herë pas herë faktin sesa realist janë parashikimet në buxhetin e shtetit. Nuk ka asnjë gjë të keqe që të marrësh dhe të bësh iniciativa për akte normative në situata të vështira, por kur aktet normative të ndryshojnë thelbin e buxhetit dhe të parashikimit, kjo së pari të rrëzon komplet procesin e programimit buxhetor, por njëkohësisht dhe zbatimin e buxhetit ta vendos në një pikëptje shumë të madhe nga ana e ministrive të linjës.

Nga ecuria e të gjithë analizës, unë vë re dy elementë shumë problematik. Së pari të ardhurat e grumbulluara gjatë gjithë vitit 2021, të ardhurat tatimore janë jashtëzakonisht të ulëta dhe kanë një rritje 40%-50% muajin e fundit të vitit që do të thotë që problemi i efektivitetit të strukturave të drejtorive që mbledhin të ardhurat është një pikëpytje jashtëzakonisht e madhe.

Nuk mundet qeveria shqiptare, ministria e Financave, institucionet e varësisë të punojnë një muaj në vit. Kjo reflektohet dhe në shpenzime, ashtu siç reflektohet dhe në mbledhje të të ardhurave.

Raporti i KLSH vë re njëkohësisht faktin që rritja e pagës minimale, në fakt ka rritur pagesat e detyrimeve, që do të thotë që paga minimale, e rritur në gjykimin tim, në mënyrë abuzive, e pashoqëruar me masa për personat që prek paga minimale ka rritur pagesat e detyrimeve nga ana e punëmarrësve dhe punëdhënësve. Dhe kjo është në masën pothuajse 3 miliardë Lekë.’- tha Tabaku.

Tabaku u shpreh se ka një shqetësim me punësimin ku sipas saj numri i të punësuarve nuk është rritur pasi punëdhënësi më i madh është shteti dhe nuk duhet të funksionojë kështu.

‘Unë dua të ngre një shqetësim në lidhje me punësimin që e përmëndi ministrija. Përsa i përket punësimit, nga auditimi i rezultuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka rezultuar se numri i kontribuesve është rritur me 42 mijë, siç thotë ministrija 960 persona, që do të thotë që është rritur punësimi. Në fakt 26% e të gjithë të punësuarve, rritjes së numrit të punësimit është sektori publik, që do të thotë, 1 në 4 të rritur në numrin e të punësimit vjen në sektorin publik, buxhetor dhe jo buxhetor.

Ndërkohë që nga ana tjetër është ulur numri i kontribuesve në subjektet private me 31 mijë persona dhe janë rritur shifrat e të vetëpunësuarve. Që do të thotë që sot ka një vështirësi të jashtëzakonshme përsa i përket bizneseve në punësime dhe kjo reflektohet në këtë shifër që thotë raporti i KLSH. Ndërkohë që 1 në 4 të punësuar të rinj vitin e kaluar e keni pasur në sektorin publik. Unë gjykoj që nuk duhet të jetë shteti punëdhënësi më i madh, por kjo pastaj është çështje që i takon Ministrisë së Financave, pjesa tjetër janë të vetëpunësuar.

Gjykoj që nëqoftëse ulet me 31 mijë në sektorin privat z. Braçe dhe ndërkohë që rritet me 26% është shteti punëdhënësi më i madh jo sektori privat. Unë e kuptoj që ka problem po të flasësh, të lexosh se këtë po na e kërkonit deri tani, na lini të lexojmë. Na lër të lexojmë, këto që na dhatë për të lexuar, këto po lexojmë.’- vijoi Tabaku.

Atëhere, ndërkohë që përsa i përket evazionit fiskal, e vë më një shqetësim jashtëzakonisht të madh re që nga numri i kontrrolleve që janë realizuar, numri i zbulimeve përsa i përket evazionit fiskal është 45%, që do të thotë shqetësimi përsa i përket amnistisë fiskale që në kemi ngritur dhe aftësisë që ka qeveria shqiptare për të zbatuar ligje të tilla, është në pikëpyetje jashtëzakonisht të madhe, sepse së pari nuk keni në funksion të plotë institucionet që merren me administrimin dhe mbledhjen e të ardhurave.

Përsa i përket sektorit energjitik, totali i detyrimeve të kompanive besoj që është shumë më i rëndësishëm për t’u marrë parasysh, sepse është një nga risqet më të mëdha fiskale të këtij buxheti, por njëkohësisht që po transferohet tashmë edhe me krizën e energjisë që po ndodh këtë vit. Ndërkohë që flasim, ERE ka njoftuar që do të hyjë në fuqi nga 1 nëntori rritja e fashës mbi 800 këh për familjet shqiptare në masën e 44 Lekë/këh.

Nëqoftëse këto kompani, të cilat sot shpenzojnë 60% të garancive shtetërore, por njëkohësisht ka në një borxh të ndërmarrjeve të ndërsjelltë në masën e 144 milardë Lekë, do të ishim në një situatë financiare tjetër, nuk do të ishtë fare e nevojshme që të rritej çmimi i energjisë. Nuk do të ishte fare e nevojshme që sot megjithëse kemi vendosur për Eurobondin për t’u përdorur siç tha relatorja, kemi vendosur njëkohësisht dhe fonde në dispozicion për sektorin e energjisë, prap sot sektori i energjisë është risku më i madh fiskal që cënon buxhetin e shtetit pas kontratave koncesionare.

E njëjta tendencë vihet dhe në sistemin e ujësjellës kanalizimeve, 190 milionë euro, ku drejton ujësjellësi i Durrësit problematikat me borxhet 60 milionë euro.

Në lidhje me arbitrazhin, po është e vërtetë, që KLSH ndoshta këtë vit nuk ka kryer një auditim tek Avokatura e Shtetit, por në raportin e fundit të KLSH në Avokaturën e Shtetit, thuhet që masa e detyrimit financiar është në vlerën e 388.5 milionë euro. Që do të thotë që qeveria shqiptare për momentin nuk i ka regjistruar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga arbitrazhi.

Dhe në raportin e KLSH që i rekomandon Ministrisë së Financave, por njëkohësisht dhe Avokaturës së Shtetit, për çështjet e humbura në gjykatën e arbitrazhit, në faqen 4 të këtij raporti, thuhet që Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave duhet patjetër që t’i reflektojnë të gjithë këto detyrime, sepse janë detyrime për të cilat do të vijë momenti që do t’i paguajnë. Ashtu siç ndodhi me detyrimet që deri dje, nuk i kishit njohur, ndërkohë që po fillojnë dhe po shfaqen në buxhet, megjithëse thoni që s’keni për t’i paguar.

Përsa i përket zbatimit të buxhetit, është e vërtetë që deficiti buxhetor ka pasur një vlerë prej pothuajse 4.5% të PBB, por nga ana tjetër ai ka arritur nivelin e 61.5% në muajin dhjetor. Sepse 44% e gjithë shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm janë realizuar në muajin dhjetor. A mundet një shtet, një qeveri e tërë të punoj vetëm një muaj? Të mbledhë të ardhura vetëm një muaj dhe të bëjë shpenzime vetëm një muaj? Ndërkohë që është rritur njëkohësisht dhe numri i kontratave të lidhura pas datës 15 tetor, për të cilën nuk ju lejon as ligji që ta bëni këtë.

Dhe unë i konsideroj këto si problematike, sepse këto cenojnë të gjithë punën që punonjësit e përkushtuar të Ministrisë së Financave bëjnë dhe realizojnë gjatë gjithë vitit, që sistemi i programimit buxhetor në të gjithë ministritë e linjës ndodh për një periudhë 6 mujore dhe e gjitha shkelet me këmbë, i gjithë ky sistem shkelet me këmbë sepse buxheti sot nuk miratohet, nuk zbatohet bazuar mbi parimet më të mira që duhet të kishte buxheti i shtetit në Shqipërinë e vitit 2022, në fakt parime që kanë 15 vite që zbatohen.

Duke pasur parasysh këto konstatime, në fakt unë kam dhe konstatime të tjera të cilat lidhen me detyrimet e prapambetura dhe dy elementë që lidhen me KLSH. Këtë vit nuk gjeta në raport detyrimin për të përndjekurit politik. Ka qënë në raport pas raporti fakti që duhet pothuajse 20 vite për të paguar detyrimin e llogaritur sipas angazhimeve që ka marrë legjislacioni shqiptar për të përndjekurit politik dhe unë shpresoj që do të jetë një çështje që ju do t’i kushtoni vëmëndje në vijim. Ndoshta nuk është e rëndësishme për të gjithë, por për disa është e rëndësishme.

Dhe së dyti, detyrimet e prapambetura. Kemi pasur një tabelë përmbledhëse ku ishte një analizë e të gjithë detyrimeve të prapambetura. Unë në tekst e gjej sipas rubrikave të ndryshme, por besoj që do të ishte më orientuese për të parë, sepse aq është borxhi real. Në fakt, borxhi real nuk është 73% sa thotë Ministria e Financave, por duke pasur parasysh edhe detyrimet e prapambetura, borxhi real sot shkon në mbi 90% të PBB-së.- përfundoi Tabaku. 


Lajmi kryesor:

Miratohet buxheti faktik, ekonomia u rrit 8.54%! KLSH: Rritja e të ardhurave nga pagat, probleme te tatimet


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb