Rindërtohet kisha e vjetër e Shëlbumit në Mirditë, mbahet pas 7 dekadash mesha e parë

Këtë vit, festa e Shëlbumit ishte e veçantë për banorët e Lëkundës në Selitë të Mirditës. Përveçse në familjet e tyre, ata festuan në Kishën e re, që u ndërtua në themelet e së vjetrës falë kontributit të familjes së Nikoll Bushkolës.

"Një ditë iu mbush mendja këtyre që ta bëjmë diçka për Kishën, për arsye se na ka ndihmuar. Dhe në këtë kohë që na ra edhe COVID-19, unë ia dedikoj çdo gjë Zotit dhe për këtë vendosëm të bëjmë diçka. Fëmijët i kam jashtë. Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar për rindërtimin e kishës", u shpreh Nikoll Bushkolaj, banor i Lëkundës.

Pas 7 dekadash në kishën e Shëlbumit është mbajtur mesha e parë. Banorët të zonës por dhe vizitorët iu bashkuan ritualit fetar të drejtuar nga Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta, ndërkohë inaugurimi i Kishës përkoi me festën  e fetare të Shëlbumit.

"Mund të kthehet në një pikë referimi për të paktën 1 herë apo 2 herë në vit të banorëve që janë shpërngulur nga këtu por që mund të vijnë për të rikujtuar rrënjët, për të ndenjur së bashku. Po ashtu mund të jetë një pikë atraksioni për turistët", tha ipeshkvi i Rrëshenit.

"Kjo është një kishë në përkujtim të Shëlbumit, të asaj kishe që ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të historisë, kulturës dhe trashëgimisë fetare të banorëve të kësaj ane", u shprehBardhok Pulaj, drejtor i Arsimit.

Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta thotë se ky objekt kulti ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe ky vend duhet të kthehet në një pike pelegrinazhi dhe një atraksion turistik. Kisha e Shëlbuemit daton që në vitin 1830, por ishte shkatërruar gjatë regjimit komunist. Ky objekt kultin ndodhet poshtë Majës së Shëlbumit, ndërsa aty ndodhen dhe varret e vjetra të Lëkundës.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuni nga Kthella: 14/05/2021 16:37

    Banoret e rikonstruktuan se ai i gjati eshte tu fal namazin me Erdoganin . Asigja nuk ka ba per Mirditen vetem 1 unaze ne rreshen qe ishte projekt tash 7 vjet dhe ka nja 1 vit si ka perfundu . Tvjen keq

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 14/05/2021 20:54

      Urime.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK