Rindërtohet pas tërmetit shtëpia e Vaid Memës në Pezë-Helmës, Veliaj: Kjo është Tirana jonë, punë jo llafe

Rindërtohet pas tërmetit shtëpia e Vaid Memës në Pezë-Helmës, Veliaj: Kjo është Tirana jonë, punë jo llafe

Shtëpia e rindërtuar

Qytetari Vaid Mema dhe familja e tij do të rikthehen në shtëpinë në Pezë Helmës, të rindërtuar pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti.

Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë e qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, bëri që një ndër shtëpitë e shkatërruara në Pezë-Helmës të ishte edhe ajo e Vaid Memës.

Që prej  vitit  2006 sëmundja e ka mbërthyer në krevat dhe ai nuk mundet që tëb lëvizë.

Por nisma e Bashkisë së Tiranës bashkë me kontributin e kompanive  private që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për solidaritet, bënë që shtëpia të ndërtohet në kohë rekord.

Kryetabashkiaku Veliaj ka postuar fotot e shtëpisë së re e cila shënon jo vetëm një tjetër premtim të mbajtur nga Bashkia Tiranë, por i ka transformuar tërësisht jetën një familjeje.

“Shtëpinë e Vaid Memës në Pezë Helmës e rrafshoi tërmeti, e rindërtoi solidariteti! Kjo është Tirana jonë: punë, jo llafe!”, ka shkruar Veliaj në Tëitter.

Foto nga shëpia e rindërtuar

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën