VIDEO/ 'Ringjallet' Apolonia dhe merr tri pikë në transfertë, Flamurtari 'bie' në Berat! Dinamo në krye të Kategorisë së Parë

VIDEO/ 'Ringjallet' Apolonia dhe merr tri pikë në transfertë, Flamurtari 'bie' në Berat! Dinamo në krye të Kategorisë së Parë

Momente nga Besëlidhja - Apolonia

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëria ka zhvilluar sot dy ndeshjet e mbetura për javën e 11-të. Në fushë ka pasur surpriza, teksa bie në sy humbja 2-0 e Flamurtarit në Berat. Tomori është treguar shumë "i lartë" për 90 minuta, teksa djemtë e Arbrit ia dolën të siguronin pikët e plota në shtëpi. Kasmollari në minutën e 41 dhe Fejzaj në minutën e 83 shënuan për Tomorin, teksa ndeshja ka qenë e revoltuar teksa janë dhënë tre kartona të kuq. Muça te Tomori dhe Bicaj e Fernandinho te Flamurtari dolën nga loja para kohe. Flamurtari humbet mundësinë për të ndjekur Dinamon kryesuese, me "Nëndetësen" që është në krye e vetme me 24 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në stadiumin e Lezhës, Besëlidhja vendase humbi 1-2 me Apoloninë. Miqtë nga Fieri kaluan në avantazh me Maksutin në minutën e 33, teksa Bruka barazoi për vendasit në minutën e 38. Në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 83 minutë ishte radha e Asllanaj që me golin e tij i dha tri pikë Apolonisë. Ndeshja u luajt sot pasi dje ishte e pamundur për shkak të përmbytjeve.

Pas javës së 11-të Dinamo kryeson me 24 pikë, Flamurtari ndjek me 21 pikë ndërsa Skënderbeu, Korabi, Besa dhe Luzi janë në zonën play-off. Në fund Burreli, Besëlidhja, Lushnja dhe Turbina.

VIDEO - Tomori 2-0 Flamurtari

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024