321 institucione arsimore u dëmtuan ose dolën jashtë funksionit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Fëmijë, nxënës dhe mësues u përballën me mungesë infrastrukture dhe kushte të vështira për zhvillimin e mësimit.

Nga këto, 63 shkolla, kopshte dhe çerdhe në 11 bashkitë e prekura u rindërtuan nga e para ose iu nënshtruan rikonstruksionit përmes programit EU4Schools, të zbatuar nga UNDP.

Gjimnazi “Asim Vokshi” në Tiranë, çerdhja “Shtojzovallet” në Shijak, gjimnazi “Bernardina Qerraxhia” në Durrës, si dhe shkolla 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë janë vetëm disa nga institucionet arsimore, pjesë e këtij programi të BE.

“Na ndihmojnë shumë në zhvillimin e orëve mësimore, pasi janë disa lëndë se duhet të kenë patjetër laboratorë të tyre” u shpreh Emanuel Murati, President i Senatit të Shkollës “Asim Vokshi”.

“Ambientet e vjetërsuara që kishim më parë, nuk i përgjigjeshin as kohës dhe as procesit mësimor. Duke marrë parasysh sistemin e ngrohjes, mobilimi është më i përparuar- më modern dhe fëmijët e ndjejnë veten më të rehatuar” tha  Elvira Çullhaj,  Edukatore të Çerdhja “Shtojzovallet.

“Kanë ambiente te reja sportive, rampat, kanë fushat e volejbollit, atë të futbollit, të cilët fëmijët e zhvillojnë orën e mësimit me kënaqësi.” tha  Suela Guhaçaj  drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”.

Bashkimi Europian, ka investuar rreth 75 milionë euro për rindërtimin e institucioneve arsimore.

“ Kanë përfituar 25 mijë nxënës, mësues në të gjitha këto objekte arsimore. Ajo që na bene neve më krenarë për këtë program, përveç se kemi ndërtar më mirë dhe se kemi ndërtuar së bashku, është fakti se ky program nuk ka qënë vetëm një program infrastrukture por ka qenë një program që ka pas komponentë mësimdhënien. Për përmasimin e shërbimeve arsimore”, tha Elga Gollaj, menaxhere e projektit Eu4Schools.

Programi nisi në vitin 2020 dhe pritet të përfundojë në qershor të këtij viti.