Të rinjtë e Pogradecit kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të rikthyer leximin në vëmendje. Permes nismes “Rinia Lexon”, dhjetë stacione leximi janë vendosur në rruget kryesore të qytetit nga Këshilli Rinor Pogradec.
Ne qytetin e Pogradecit jane çelur 10 stacione leximi, me monitorë LED dhe postera informues, ku nëpërmjet barcode-ve qytetarët orientohen drejt poezive dhe veprave të autorëve pogradecarë.
Kjo nismë nuk është thjesht një aktivitet simbolik per Diten e Librit, por një përpjekje për të thyer një stereotip të rrënjosur, se të rinjtë nuk lexojnë, tha Dorian Leka nga Këshilli Rinor Pogradec.
Përmes kësaj fushate ndërgjegjësuese, organizatorët synojnë jo vetëm të rikthejnë interesin për librin, por edhe të promovojnë autorët vendas.
E ndërtuar mbi vullnetarizmin e të rinjve pogradecarë, “Rinia Lexon” vjen si një nisme e re për qytetin e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, një përpjekje për ta bërë librin më të prekshëm dhe më pranë qytetareve e turisteve.
Komente










