Rinis blerja e energjisë, 5 milionë
kilovat në ditë nga vende ballkanike

TIRANË - Prej disa ditësh Shqipëria po importon nga disa vende të Ballkanit, ku pjesën më të madhe të kësaj energjie po e ble kompania e shpërndarjes CEZ. Këto të dhëna vijnë nga KESH pas katër muajsh shitje të energjisë, që prodhohet në vend.

Importi shkon në 5 milion kilovat orë në ditë, ndërkohë që vetë korporata e merr atë në kuota më të vogla, të cilat mesatarisht nuk e kalojnë nivelin e 3 milionë kilovat orëve në ditë.

Dy javët e fundit kanë ulur me rreth 10 metra edhe nivelin në hidrocentralin më të madh të vendit atë të Fierzës. Niveli i ujit në këtë HEC ka shkuar në 288 metra, kuota mesatare, por shumë larg nivelit, që Fierza mbajti për disa muaj rresht, i cili në disa ditë arriti dhe maksimumin e lejuar.

Nga ana tjetër KESH bën me dije se konsumi i energjisë në Shqipëri është i njëjte me një vit me pare.

Ndërsa qytete si Tirana, shpenzojnë energji njësoj si ne dimër, nivele te larta ka edhe ne zonat turistike.

Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit gjeneroi për KESH 30 milionë euro, çka ndihmoi edhe ne rikuperimin e kësaj korporate, e cila në të shkuarën në mungesë të parave krijoi një zinxhir borxhesh me hidrocentralet e vegjël, të cilëve iu blinte energjinë.

Marrë nga Vizion Plus

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)