Rinisin fluturimet në aeroportin e Kukësit pas 9 muajsh ndërprerje, udhëtarë nga Kosova: Të funksionojë gjithë vitin, jo vetëm në verë

Fluksi i udhëtarëve në aeroportin e Kukësit është rritur gjatë këtij muaji. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga Kosova, që perdorim këtë trafik ajror jo vetem nga afërsia me destinacionin por edhe çmimet konkuruese.

“Ne vijmë nga Gjilani, udhëtojmë për në Gjermani. Kushtet janë më të mira, dmth çmimet e biletave janë më lirë; Për ne kosovarët afër, mirë, edhe më lirë, është perfekt, shumë mirë; E mira është e mirë, më lirë, më afër; Aeroporti i Kukësit po më pëlqen. Hera e parë që po udhëtoj, por ama shumë i mirë”-tha njëri prej qytetarëve.

Thuajse në 9 muaj të vitit aeoroporti i Kukësit, qendron i mbyllur, ndërsa operon vetem gjatë periudhës së verës. Udhëtarët kërkojnë funksionimin e tij përgjatë gjithë vitit.

“Për ne të Kosovës është shumë afër, është kënaqësi, shumë bukur pasi më afër e marrim këtu se në Prishtinë. Uroj që të punojë në të gjithë botën vazhdimisht dhe jo të kyçet dimrit e të hapet gjatë sezonit të verës. Është një lehtësim i madh për të gjithë qytetarët, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova”- u shpreh një tjetër qytetar.

Vetëm gjatë muajve prill dhe maj, pas rinisjes se fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit janë përpunuar më shume se 14 mijë e 480 pasagjere. Vjena, Memingeni, Baden e Bazel, mbeten destinacionet kryesore.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 23/05/2023 02:33

    Mir tu behet shqiptarve per pun te biletave , se ka kompani te huaja boll si nuk i genjejn

    Përgjigju
  • Shqiptari emigrim: 22/05/2023 20:46

    Aeroporti ok shume mire, po si I behet Monopolit qe ka krijuar wizzair nuk le asnje kompani tjeter te operoj ,cmimet e bagazheve dhe te biletave me te larta se cdo kompani tjeter. Pse I torturini shqiptaret kaq keq !!!

    Përgjigju
    • Pa er: 22/05/2023 23:21

      I mer kastrati

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja