Kanë rinisur sulmet izraelite në Gaza, ndërsa militantët e Hamasit vazhdojnë të lëshojnë predha kundër shtetit hebre pavarësisht armëpushimit prej 72 orësh që nisi dje në mëngjes.

 Zyrtarët palestinezë thonë se 47 vetë u vranë vetëm gjatë natës, pjesa më e madhe në Rafah, aty ku u rrëmbye dhe ushtari izraelit Hadar Goldin.

ushtari izraelit rripi i gazes

Sipas tyre gjatë sulmeve, janë goditur 40 shtëpi, 3 xhami dhe një universitet. Por ndërkohë krahu ushtarak i Hamasit raportoi se Goldin është vrarë gjatë një bombardimi izraelit.

rripi i gazes

Nga ana tjetër, media izraelite raporton se pas një nate relativisht të qetë, një seri predhash janë lëshuar sot në mëngjes duke përfshirë edhe Tel Avivin.

rripi i gazes

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i presidentit amerikan Barak Obama, i cili fajësoi Hamasin për prishjen e armëpushimit, megjithëse i kërkoi Izraelit t’i japë fund viktimave civile. Shefi i Shtëpisë së Bardhë dënoi rrëmbimin e ushtarit izraelit duke theksuar se do të jetë e vështirë të arrihet një armëpushim tjetër pa garancinë që Hamasi do ta respektojë.

rripi i gazes

Nga ana tjetër, Hamasi akuzoi Izraelin për shkeljen e armëpushimit por Forcat izraelite të mbrojtjes deklaruan se ishin të detyruar ti përgjigjen lëshimit të predhave. Të paktën 1600 palestinezë, kryesisht civilë dhe 63 izraelitë kanë humbur jetën në këtë konflikt të fundit mes Izraelit dhe Hamasit.

rripi i gazes

(Redaksia Online
(Shqiptarja.com)