KUKES-Pas rrugës Kukës-Krumë , në një rrugë tjetër të të qarkut Kukës rinisin punimet e lënë në mes nga ish-qeveria Berisha.

Bëhet fjalë për rrugën Kukës-Shishtavec. Në këtë segment rrugor kanë nisur punimet për ndërtimin e dy loteve që nisin nga Ura e Belajve deri në Shishtavec. 

Vlera e totale e fondit të vënë në disposicion për ndërtimin e këtyre dy loteve është rreth 890 milion lekë.