Pep Guardiola rinovon kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2021. Me Premier League në xhep me rekorde trajneri spanjoll tashmë ka një tjetër arsye pse të festoj pasi kontrata e tij që skadonte në 2019-tën zgjatet edhe me dy vite të tjera dhe ai do të qëndrojë në krye të Cityt deri në vitin 2021 që do të thotë 5 vite në pankinën e skuadrës së Premier League. Madje ky është një rinovim milioner me 60 mln sterlina që do të përfitoj Guardiola deri në fund të kontratës duke u bërë trajneri më i paguar në botë.
Jam shumë i lumtur që mund të punoj këtu. Argëtohem duke stërvitur këta lojtarë dhe do të provojmë të bëjmë më mirë vitet e ardhshme. Si trajner të ndihesh mirë me lojtarët është e rëndësishme dhe unë ndihem mjaft komod me futbollistët
Guardiola
Në drejtimin e Manchester City-t Guardiola ka fituar 77 nga 113 ndeshjet e zhvilluara ndërsa si trajner ka ngritur 23 trofe në 9 vite. Ky është një rinovim milioner me 60 mln sterlina deri në vitin 2021 për Guardiolën edhe si shpërblim për fitimin e titullit kampion me një rekord prej 100 pikësh.

Komente
