Do t’i luajmë dy takimet e fundit me vendosmëri dhe me bindje që duhet të fitojmë. Kemi ndërtuar grupin dhe ky ka qenë objektivi ynë. Për sa kohe ka jetë ka dhe shpresë” deklaroi ai. Pavarësisht dy ndeshjeve kualifikuese, sytë dhe veshët e të gjithëve ishin përqendruar te bisedimet për kontratën e re të teknikut italian. I pyetur për këtë cështje ai shprehet se “Jam ne tratativa me FSHF për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm disa detaje. Mund të them që jemi në rrugën e duhur, dëshira e të gjitha palëve është që të vazhdojmë sëbashku.
Vullneti im është që të vazhdoj këtë aventurë” shtoi ai duke e mbyllur me një fjali për talentin shqiptar Adnan Januzaj “Januzaj nuk e ka të lehtë të vendosë pasi është në mes Belgjika e Anglia, këtu hyjnë në lojë dhe menaxherët. Do të bëjmë maksimumin, por është tepër e vështirë” deklaroi De Biasi për mediat. Ndeshjet me Zvicrën dhe Qipron do të zhvillohen më 11 dhe 15 tetor.