Rinovimi i kartave të identitetit, ministri Lleshaj: Verifikojini, ndryshe nuk do të merrni shërbime 

Rinovimi i kartave të identitetit, ministri Lleshaj: Verifikojini, ndryshe nuk do të merrni shërbime 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të pajisen me kartat e identitetit. 

Sipas Lleshajt, institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve ndaj edhe i mëshoi apelit të tij për aplikimin e dokumentit të identifikimit.

"Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri."

Ndër të tjera, ministri Lleshaj shtoi se neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

"Lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!,"- e mbyll Lleshaj. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrilak: 09/01/2019 16:58

    A mos e keni fjalen per Leter-Njoftimin......spo merret vesh se çfare po behet me gjuhen shqipe.

    Përgjigju
  • Tani: 08/01/2019 19:01

    Pra, ato kartat jane totalisht te pa nevojshme sepse cdo institucion te kerkon ceetifikata, kemi karta identiteti qe si k as amerika me chip dhe ju kerkoni certifikata te vulosura !

    Përgjigju
  • Mhilli: 08/01/2019 18:33

    Zoti LLeshaj nderroni kompani se kjo kompani qe boni tenderin ne kohen e qeverisjes se kriminelit Berisha jane mete dobetat ne rajon shihni cilesine dhe jo çmimin zoti LLeshaj.

    Përgjigju
  • Une: 08/01/2019 18:27

    Ktu ne shqiperi del Maliqi siper ligjit. Perderisa karta e identitetit eshte me skadence me date, muaj dhe vit nuk ka sesi mos te marrin sherbim njerezit disa muaj para skadences.Ku i mblodhi gjithe budallenjte ne qeveri ky Rama. Ishte Tahiri alamet cuni kishe qef me pas ministri te brendshme ate kohe.Ne sherbim te njereVe ne te kohe. Tani eshte kthyere prap koha e rrumpalles. Bej ti lshu se them un

    Përgjigju
  • ULLINI I CAPONIT: 08/01/2019 17:24

    Zoti minister saktesoje se sa dit apo muaj para skadences duhet aplikuar jo ne pergjithesi .mua p.sh.me mbaron ne nendor 2019 kur asht afati per te nis aplikimet .? ? ?

    Përgjigju
  • lexuesi: 08/01/2019 15:16

    Ministri mesa duket po del kundra ligjit, pse duhet te marrim kuponin e ri nese nuk jemi ne ditet e fundit te skadimit te kartes se identitetit. Atje shkruhet qarte data e skadences dhe institucionet duhet te kryejne derytren e tyre ne sherbim te qytetarit per aq kohe sa data e skadences nuk ka kaluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen