Rinovimi i kontratës me Liverpool, Salah: Nuk mund të them as 'Po' as 'Jo', është një moment delikat

Rinovimi i kontratës me Liverpool, Salah: Nuk mund të them as 'Po' as 'Jo', është një moment delikat

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, duket se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. 

Egjiptianit i përfundon kontrata e tij në qershor të vitit 2023, por edhe pse ekipi i ka ofruar rinovimin, ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Sipas asaj çka shkruan Sky Sport, 'faraoni' është shprehur se rinovimin e dëshiron por, nuk vart çdo gjë nga ai.

Ai ka shtuar më tej se nuk mund të përgjigjet me 'Po' ose 'Jo', pasi disa herë e ka thënë që dëshiron të rinovojë, por ka gjëra që njerëzit nuk i dinë dhe nuk mund të zbulohet tani si situatë, pasi është një moment shumë delikat.

"Unë fokusohem vetëm tek ekipi dhe kaq, nuk është koha për të qenë egoist. Që skuadra të fitojë, nuk mund të bëj lajme dhe të flas për kontratën time”, shprehet Salah.

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!