Rinovoi te PAOK,
Kaçe huazohet te Plzen

Rinovoi te PAOK,<br />Kaçe huazohet te Plzen
Më në fund, Ergys Kaçe zgjidh ngërçin me PAOK-un e Selanikut. Mediat greke bënë të ditur se mesfushori shqiptar vendosi të rinovojë kontratën me klubin e Selanikut ku është formuar si futbollist.

Përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e PAOK gjetën akordin e përbashkët. Kaçe do të firmosë, sepse vetëm në këtyre mënyrë do të arrinte të finalizonte huazimin te Viktoria Plzen.

Udhëtimi drejt Republikës Çeke, për tu prezantuar me skuadrën e re do të realizohet menjëherë pas finalizimit të kontratës në Selanik.

Largimi i mesfushorit kuqezi është një fakt i kryer, edhe sepse prej ngërçit që lidhej me kontratën, stafi teknik me në krye trajnerin Vladimir Iviç e ka lënë futbollistin jashtë projektit të ekipit për sezonin e ri.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron