Rinumërimi i 11 kutive të Lezhës, PD: Qesharake! Duhet të hapen materialet zgjedhore

Rinumërimi i 11 kutive të Lezhës, PD: Qesharake! Duhet të hapen materialet zgjedhore

Sot KQZ-ja hapi dhe rinumëroi votat në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës nga ku në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që ishin të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.

Por, PD-ja e konteston atë që ndodhi sot, duke akuzuar se KQZ refuzon transparencën. Ajo e cilëson aktin e sotëm si qesharak. Selia blu thotë se duhen të hapen kutinë e materialeve ku gjendet lista e zgjedhësve.

 "Opozita nuk ka kontestuar numërimin, por mbushjen e kutive për rritjen e  pjesëmarrjes, që verifikohet nga hapja e kutisë së materialeve zgjedhore.

Opozita kërkon transparencë nga KQZ dhe zbatimin e ligjit për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore sipas kërkesës nga koalicioni opozitar" deklaron Ivi Kaso

Deklarata e plotë e PD-së
Sot, në Komisionin Qendror të Vjedhjeve u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e manipulimit të 30 Qershorit. Sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka patur asnjëherë kontestim nga opozita. 

Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve. Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht  mbyllur.

4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit.  KQZ ka detyrim të bëjë transparencë. Ka detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore, të cilat i kemi  kërkuar zyrtarisht dhe që na takojne sipas ligjit. Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret. 

Asnjë truk prej hajduti nuk ia zgjidh dot Edi Ramës hallin e madh për t’i treguar botës se nuk është ashtu siç duket, pasi është kapur në flagrancë duke mbushur kutitë e votimit. Fati politik i Edi Ramës është vulosur më 30 Qershor. Ai është kryeministri i parë në këto 30 vjet që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt, nuk do të jetë më pengesë për Shqipërinë dhe rrugën e saj europiane.      ​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja