Rio de Janeiro është përshirë nga një stuhi e fuqishme e cila solli dëme të mëdha natën e së mërkurës.
6 persona mbetën të vdekur dhe dhjetra të tjerë kanë humbur si pasojë e stuhisë së jashtëzakonshme që përfshiu Rion.
Banorët u zgjuan të tmerruar në qytetin nën ujë pasi rrugët u kthyen në lumenj të rrëmbyeshëm. Qyteti u përfshi nga një kaos i vërtetë me pemë dhe shtylla të rrëzuara kudo për shkak të erërave që goditën fuqishëm me shpejtësi 70 milje në orë.

Dëme të mëdha ka shkaktuar edhe ne shtëpitë e banorëve të zonës pasi shtëpitë e tyre jan përmbytur dhe disa të tjera u shkatërruan nga rrëshqitjet e dherave.
Stuhia verore ka dëmtuar linjat e energjisë elektrike duke lënë një pjesë të madhe të qytetit pa energji, shumë makina, shtëpi, motoçikleta janë shkatërruar nga stuhia. Një autobus u zu nga dherat pas rrëshkitjes së tyre ku humbën jetën dy persona.
Komente

