Asambleja e PS-së në Durrës, Rama: 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor! Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti

Prioriteti i parë i shpallur nga ana e kryesocialisti Edi Ramas në Asamblenë Kombëtare, në Gjiri i Lalëzit në Durrës, ishte ai për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e Qershorit.

‘Sot, në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29.225 anëtarësime të reja! 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresit tonë Zgjedhor të qershorit të këtij viti, dnth edhe 20 mijë e pak që I shtohen këtyre që janë anëtarësuar deri tani. Dhe të gjithë e keni parë se nga shumë e kam dëgjuar se mesa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejskaluar objektivat vetëm për një arsye të thjeshtë sepse nuk kemi pritur që të vijnë njerëzit tek ne, por kemi shkuar ne tek ata.'- tha Rama.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

‘E dyta, rishikimin e përbërjes së çdo organizate socialiste, me qëllim harmonizimin e përbërjes së secilës organizatë me profilin politik e social të zonës që mbulon organizata socialiste.’- tha Rama.

Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve, tha Rama në  fjalën hapëse, ku foli për opozitën dhe për komisionet hetimore parlamentare

‘Ne nuk kemi kohë për të humbur me vulat e tyre, ne do të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e saj, dhe me drurët e shtrembët brenda radhëve tona.’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se PS, po bën ‘Pazar me non gratën’, Sali Berishën.

‘Të gjitha janë broçkulla, që tregojnë se sa të vështirë e ka një pjesë e bashkësisë sonë shqiptare, e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë, në media a në mexhelisin e rrjeteve sociale, të kuptojë ose të pranojë se Partia Socialiste e kësaj gjenerate, po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë.’- tha Rama.

Kreu u qeverisë tha se Partia Socialiste është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025.

‘Ne jemi të pakonkurueshëm. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na pengon dot ne t’i fitojmë jo zgjedhjet e reja dhe atyre pas atyre, por të fitojmë sfidat e reja për Shqipërinë se për to na duhet të fitojmë dhe zgjedhjet.’- u shpreh Rama.

Në fund të Asamblesë, Sekretari Organizativ Blendi Klosi ndalur te procesi riorganizativ në PS i tha se më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.

"Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese."

Mbledhja Kombëtare e Asamblesë së PS-së zgjati për rreth 4 orë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Përfundon Asambleja e PS-së, Klosi: Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit

 

Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së PS-së. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit.

‘Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë.  Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së që  fillojmë kryetarët organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.’- tha Klosi.

Ora 12:37
‘PS, e pakonkurrueshme’, Rama nga Durrësi: Të aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025

 

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Durrës, kryesocialisti Edi Rama, foli edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025.

Rama tha se Partia Socialiste është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025. Si shembull Shkodrën dhe Kamzën, bashki të cilat u fituan nga socialistët në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

“Përtej kufijve të vjetër partiak, PS duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplotë të Kamzës dhe Shkodrës, duhet të na shërbejë si motivim. Kur duhet të zgjedhin mes mundësive të qarta të progresit dhe llogoreve të vjetra. Shkodra dhe Kamza dikur zona të ndaluara për ta hedhur vallen majtas, sot janë pjesë e jona. Kur ne socialistët dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim ne jemi të pakonkurueshëmn. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne te fitojmë zgjedhjet e reja. Do fitopjmë sfidat“, tha kreu i qeverisë nga Durrësi. 

Ora 11:44
Rama nga Durrësi: Shyqyr që drejtësia po godet drunjtë e shtrembër në Partinë Socialiste

Gjatë fjalës së tij para anëtrëbve të PS, të cilët janë mbledhur ditën e sotme në Durrës, kryeministri Edi Rama e cilësoi Partinë Socialiste si flamurmbajtësen e reformës në drejtësi dhe theksoi se mbështetja ndaj institucioneve të drejtësië do të vazhpodj ëtë jetë e pakursyer nga kjo parti.

Nëse ne nuk do të donim një drejtësi me duart e lira nga prangat 100 e kusur vjeçare të pushtetit ekzekutiv, i kishim bërë të tëra pazaret e nevojshme për ta penguar ardhjen e kësaj kohe, kur për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, hetohen, gjykohen, dënohen individë të niveleve më të larta të pushtetit politik. Thonë disa që e bënë amerikanët, s’e bëmë ne, po amerikanët këtu ishin edhe përpara, aty janë edhe në vende të tjera të Natos apo pro Natos në rajon. 

Pse Shqipëria të mos ishte ende sot, si vendet e tjera të rajonit, ku tre prej tyre  i kanë hapur para nesh negociatat me BE-në dhe asnjëra s’e ka ndërmarrë akoma reformën, e thellë në drejtësi që u kërkohet nga BE ta bëjnë duke marrë si shembull Shqipërinë? Përgjigja është shumë e thjeshtë po ashtu: 

Sepse në Shqipëri ka një parti që e kishte në programin e saj Reformën në Drejtësi, qysh se ishte në opozitë, që fitoi zgjedhjet duke e premtuar Reformën në Drejtësi dhe që bëri Reformën në Drejtësi, sepse është një parti që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, e cila quhet Partia Socialiste e Shqipërisë! 

Kështu që jo vetëm s’ka shans, që kjo parti të kthehet nga flamurmbajtësja e Reformës në Drejtësi, në flamurgrisësen e saj, po kjo parti do të jetë garantja e vendosur, me çdo çmim të drejtësisë së re, duke i mbështetur pa kushte institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit majtas e djathtas, lart e poshtë, dhe duke i mbajtur larg duart e pushtetit të shumicës nga punët e pavarura të drejtësisë. 

Kush predikon të kundërtën, ose është aq në hall, sa kërkon të shpjegojë me përrallën e persekutimit politik, vënien e vet para drejtësisë, ose është aq i mllefosur me Partinë Socialiste e sidomos me mua personalisht, sepse fitojmë sa herë që na vihen përballë, sa nuk e pranon dot që kjo parti po bën histori me Reformën në Drejtësi, dhe me shtetbërjen europiane të Shqipërisë në përgjithësi dhe prandaj zgjidhet, e do të vazhdojë të zgjidhet pa dilema, nga shumica absolute e shqiptarëve. 

U pa pastaj qartë, që s’kishte asnjë pazar, asnjë marrëveshje mes askujt për asgjë, përveç ripranimit të marrëveshjes së shkruar në Kushtetutë nga ata që u përpoqën ta marrin parlamentin peng, duke humbur logjikën në kërkim të së pamundurës. 

Ajo marrëveshje thotë se shumica qeveris dhe pakica bën opozitë, me të drejta e detyra të përcaktuara në ligjet dhe në zakonet demokratike dhe  historia e këtyre dhjetë viteve e gjysëm, përfshirë edhe të ashtuquajturin aksion opozitar të muajve të fundit, me kërcënime muskulore e me flakadanë, duhet t’i mësojë njëherë e mirë të gjithë, se çfarë s’ia merr dot me zgjedhje të lira, Partisë Socialiste s’ia merr dot me asnjë formë abuzimi të lirisë. 

Kundërshtarët politikë, as nuk i zgjedhim ne, as nuk i ndryshojmë dot ne, ne kemi në dorë vetëm t’u respektojmë të drejtat që u jep Kushtetuta e ligji, prandaj ato dy komisione hetimore që u ra dakord të votohen brenda kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, mund t’i kishim votuar qëkur, nëse nuk do të ishin kërkuar qorrazi jashtë asaj kornize.  

E dimë ne, e dinë ata, e di i madh e i vogël që e ndjek nga sado larg jetën tonë politike, se halli i tyre nuk ishin komisionet hetimore, siç besoj e dinë të tërë se prej kohësh tanimë unë personalisht i kursej, siç nuk kam bërë kurrë më parë, fjalët dhe kohën për të komentuar bëmat e taksiratet e tyre.

Prandaj edhe sot nuk do të marr kohë e as harxhoj fjalë të tjera, për të shpjeguar si e kanë hallin, pse dolën nga shinat e pse u kthyen prapë në shina apo kush është kush në atë çorbë të prishur, ku të tërë vjellin në mexhelis lugët që kanë gëlltitur me vite duke ushqyer njëri-tjetrin.

Kjo kohë e re e Shqipërisë, s’ka kohë për të humbur me hallet e tyre me drejtësinë e me vulat e humbura të tyre, ndërkohë që ne kemi detyrën të jemi në lartësinë e kësaj kohe, të lemë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në radhët tona - shyqyr që ia arritëm kësaj dite - e të bëjmë punët tona të mëdha e të vogla, që të qeverisim më mirë në çdo drejtim e sektor, duke garantuar pakthyeshmërinë e progresit, modernizuar më tej shtetin për të zgjeruar më tutje horizontin e mundësive për shqiptarët dhe ngushtuar më tej hapësirat e korrupsionit, si edhe nxitur më shumë konkurencën e meritokracinë, për të fuqizuar hap pas hapi kapitalin njerëzor të Shqipërisë në sektorin publik dhe privat. 

Ora 11:30
Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit! Të punojmë për procesin e anëtarësimit në BE

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe kthimin në normalitet të Kuvendit. Rama thotë se i vjen mirë që më në fund Kuvendi nuk do të jetë më çmendina e muajve të fundit.

'Më vjen mirë që mesa kuptoj Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e muajve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi imazhin e parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë.

Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar, e jo veç për të folur secili për të vetët, por sidoqoftë shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në tryezën e Komisionit të Ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësimit në BE dhe reformat e masat e mëtejshme që Shqipëria duhet të ndërmarrë, pa humbur kohë. 

Fola jo pa qëllim për sfida kombëtare në numrin shumës, sepse bisedimet për anëtarësim nuk janë thjesht të qeverisë, po të të treja pushteteve kushtetuese në Shqipëri dhe të plot 147 institucioneve, ndër të cilat një numër i konsiderueshëm institucionesh të pavarura që ndërveprojnë drejtëpërdrejtë me Komisionin Europian

Sigurisht që i gjithë Debati i Madh, s’mund ta ketë gravitetin e vet përveçse në Kuvendin e Shqipërisë dhe zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, si edhe krijimin nga Komisioni i Ligjeve, i një mekanizmi që mundëson ballafaqimin e hapur e të barabartë, mes shumicës e pakicës,  për ndërmarrjen e nismave ligjore përtej votave në dispozicion të Partisë Socialiste, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet, jo thjesht si qeveri, me sfidat kombëtare të procesit të anëtarësimit.'- tha Rama.

Ora 11:30
Akuzat e Bashës për pazar me Berishën, Rama: Broçkulla!

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se PS, po bën ‘Pazar me non gratën’, Sali Berishën duke iu referuar marrëveshjes mes mazhorancës dhe Rithemelimit për t'i dhënë fund kaosit në Kuvend.

'U fol këto ditë për pazare, marrëveshje me Non Gratën në dëm të drejtësisë e njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lideri i Partisë Demokratike, ashtu sikundër është folur lartë e poshtë, portaleve e socialeve, për trembje të socialistëve nga SPAK-u e për plane të fshehta për vënien nën kontrollin e shumicës të drejtësisë të re. 

Të gjitha janë broçkulla, që tregojnë se sa të vështirë e ka një pjesë e bashkësisë sonë shqiptare, e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë, në media a në mexhelisin e rrjeteve sociale, të kuptojë ose të pranojë se Partia Socialiste e kësaj gjenerate, po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Me vetëdije të plotë, me patriotizëm të vërtetë dhe me sensin më të lartë të përgjegjësisë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Është shumë tmerrësisht e thjeshtë për t’u kuptuar: Nëse ne nuk do të donim një drejtësi me duart e lira nga prangat 100 e kusur vjeçare të pushtetit ekzekutiv, i kishim bërë të tëra pazaret e nevojshme për ta penguar ardhjen e kësaj kohe, kur për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, hetohen, gjykohen, dënohen individë të niveleve më të larta të pushtetit politik. Thonë disa që e bënë amerikanët, s’e bëmë ne, po amerikanët këtu ishin edhe përpara, aty janë edhe në vende të tjera të NATO-s apo pro NATO-s në rajon.'- tha Rama.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë