Një prej zonave më piktoreske por mjaft të rrezikshme përsa i përket erozionit do t’i nënshtrohet projektit për sistemimin e saj.
Bëhet fjalë për kodrën e Currilave në qytetin Durrësit, e cila do t’i nënshtrohet një projekti me vlerë 2 milionë dollarë që synon parandalimin e shkarjeve të dheut nëpërmjet ripyllëzimit dhe tarracimit.
Ka qenë ministri i Mjedisit Lefter Koka që duke shfrytëzuar Ditën Botërore të Mjedisit ka bërë të ditur fillimin e projektit.“Kjo është një investim i rëndësishëm është rreth 2 milionë dollarë ka një rëndësi shumë ët veçantë për zhvillimin e ekonomik qytetit turistik dhe historik.
Sot në këtë ditë ndërkombëtare të mjedisit jam me fat ta festoj në qytetin tim Durrësin dhe me një punë të dobishme për të gjithë qytetarët e saj”-tha ministri i Mjedisit Lefter Koka.Ndërkohë pas ripyllëzimit të kësaj zonë pritet të ndërtohet edhe një shëtitore e re, ndërsa punimet për finalizimin e këtij projekti pritet të zgjasin një vit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)