Rishfaqet Ami

Rishfaqet Ami
U bë kohë që nuk e kishim parë të shfaqej në asnjë ekran që nga hera e fundit në Vizion Plus me spektaklin e Vera Grabockës “Dancing with the Stars”, por Shqiptarja.com e gjeti. Amarda Toska u kap nga paparaci ynë pikërisht në prapaskenën e Kënga Magjike ku kishte shkuar për të shoqëruar bashkëshortin e saj Ermal Mamaqi. Vajza e njohur e ekraneve duket që kujdeset tej mase për paraqitjen e Ermalit, prandaj edhe është ngarkuar me çanta në të cilat gjendet i gjithë arsenali më të cilin u shfaq në skenë këngëtari dhe humoristi i njohur. Ajo që bie në sy në këtë foto është fakti që Amarda vazhdon të jetë në formën e saj më të mirë, ndërkaq çifti ka premtuar se vitin e ardhshëm ka shumë mundësi të shtojnë familjen e tyre me një pjesëtar të ri. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)