Pritshmëritë për të ardhurat ulen me 63.1 mld lekë! Ekspertët: Kujdes me borxhin, rëndon xhepin e qytetarëve. Miratoni paketë shtesë

63.1 miliardë lekë më pak se në buxhetin e parë pritet të mblidhen këtë vit. Rishikimi i fundit i buxhetit parashikon që deri në muajin dhjetor të mblidhen në total 446.5 miliardë lekë nga 509 miliardë që u parashikua në fillim. Ekspertët thonë se këto të dhëna janë panorama e parë e krizës ekonomike që po kalon vendi si rezultat i pandemisë.

“Nxjerrja e aktit normative për të parë treguesit fiskal është piktura kryesore dhe e parë që ne kemi për të parë impaktin që kriza ka pasur në ekonomi dhe më pas në financat publike”, thotë Stringa.

“Nga kjo mbyllja me 50% nënkupton që Shqipëria kishte një humbje potenciale me 650 milionë dollar në të gjithë muajit e mbyllur.

Me çfarë humbje mund ta mbyllim vitin?

"Diskutohet që të mbyllet me minus 1.5 miliardë dollar”, deklaron Muço.

Azmi Stringa ekspert i ekonomisë thotë për Report TV se një rënie kaq e lartë e të ardhurave rrezikon ndjeshëm xhepat e qytetarëve.

“Duke qenë se kemi më pak të ardhura për qytetarët kemi një rrezik që të mos përmbushim ato rreziqet e domosdoshme për ta mbajtur ekonominë që të vazhdojë normalisht ose për ta mbështetur atë, ose për të bërë investimet e nevojshme dh eta kthejmë atë në rrugën ngritëse”, sqaron eksperti.

Nga ana tjetër eksperti Klodian Muço zgjidhjen për kapërcimin e situatës e shikon tek injektimi i parave tek biznesi që gjeneron punësim dhe tek rikualifikimi i të papunëve si pasojë e pandemisë.

“Masa ndihmë biznesit dhe konsumatorit. Qytetarëve pasi janë reduktuar të ardhurat janë shkurtuar vendet e punës dhe në të tilla kushte duhet të subvencionohen dhe të mbështeten. Aspekti i dytë është biznesi. Në për biznesin bëmë shumë pak e vetmja ndihmë reale ishte pezullimi i taksave”, thotë Muço.

Në kah të kundërt me të ardhurat janë shpenzimet të cilat janë shtuar ndjeshëm për të përballuar nevojat e pandemisë. Rritja e borxhit dhe e deficitit për ekspertët po kalon çdo limit, dhe se ai do të rëndojë më tepër xhepin e qytetarëve.

“Të kuptojmë një gjë rënia e të ardhurave për qytetarët do të thotë borxh më i lartë dhe ky është borxhi i qytetarëve”, pohon Stringa.

“Deficit buxhetor këtë vit do të jetë më i larti historisë që në vitin 1999, ose rreth 1.1 miliardë euro”, shpjegon Muço.

Referuar akti të ri normativ borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në  80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 10.3 miliardë euro por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit.