
Disa institucione përfitojnë nga rishikimi i buxhetit të shtetit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfiton rreth 16 milionë euro shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe bashkëpunimeve me kompaninë Oracle.
Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) merr rreth 5.5 milionë euro për blerjen e sistemeve dhe software-ëve të rinj, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë.
Ministria e Punëve të Brendshme përfiton rreth 4.6 milionë euro, fonde që do të përdoren për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, ndërsa pjesa më e madhe e financimit sigurohet nga kursimet e veta në shpenzimet korente.
Ministria e Drejtësisë merr rreth 4 milionë euro shtesë për financimit të projektit për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfiton rreth 3 milionë euro për projektet e bashkive në programin “Ujitja dhe kullimi”, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe menaxhimin e burimeve ujore.
ILDKPKI me rreth 600 mijë euro shtesë për projektin e godinës së re të institucionit dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me rreth 320 mijë euro për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.
Lajmi kryesor:
Rishikohet përsëri buxheti, 97 mln euro bonus pensionistëve për fundvit! Qeveria i jep 30 mln euro Albcontrol pas bllokimit të llogarive









