Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat ka folur sërish mbi çështjen e rishikimit të territoreve me Serbinë pas takimit me krerë të shtetit dhe politikës së Kosovës.
Në fjalën e tij para mediave, Thaçi ka siguruar qytetarët e Kosovës se çdo hap i hedhur një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë, është i koordinuar 100% me ndërkombëtarët dhe se në fund vendimi përfundimtar do të jepet prej tyre me anë të një referendumi.
Thaçi gjithashtu ripërsëriti qëndrimin e tij që Kosovës t’i bashkangjiten Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duke i cilësuar zërat kundër marrëveshjes si destabilizues dhe pro izolimit.
Kosova nuk do të mbetet peng e njerëzve të dështuar dhe atyre që duan ti shpallin luftë dikujt. Kosovën duhet ta antarsojmë sa më parë në NATO dhe BE por nuk mund të hymë pa zgjidhur problemin me Kosovë e cila është primare. Ata që janë për dialog janë për Integrimin e Kosovës, të tjerët duam izolim.
Dua që vendi të lëvizë sa më shpejt ndaj prespektivës europiane. Është shumë thjeshtë të kritikosh por shumë e vështirë të mbash përgjegjësi. Ata që flasin për shkëmbim territoresh dhe ndarje janë zëra të huaj.
Hashim Thaçi, president
Thaçi ka ironizuar edhe opozitën duke u shprehur se nëse zërat kundër një marrëveshjeje të tillë mendojnë ta zgjidhin me luftë, atëherë ndoshta ata kanë kapacitete që nuk dihen.
Për mua opinionet politike janë ato që janë. Kam një bashkëpunim të shkëkqyer me drejtuesit e institucioneve. Këtë shans që na është dhënë për të diskutuar, ne duhet ta shfrytëzojmë. Territoret që përfliten për shkëmbime janë të Kosovës njëherë e përgjithmonë. Arritja e marrëveshjes me Serbinë, është pothuajse e pamundur. Por është mundësi që duhet ta shikojmë. Dua të siguroj qyetarët e Kosovës se nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje pa pëlqimin e SHBA, BE dhe NATO-s. Jemi mirënjohës dhe përulemi gjithmonë ndaj SHBA-ve. Angazhimi ynë është i koordinuar 100% me Amerikën. Çdo marrëveshje e arritur me ta ka qënë për të mirë të Kosovës.
Vendimin përfundimtar për marrëveshjen Kosovë-Serbi do ta japin qytetarët e Kosovës me anë të një referendumi. Nëse dikush mendon t’i shpallë luftë Serbisë, si psh. Albin Kurti dhe Isa Mustafa, hajrin ia pafshin. Le të merren vesh me luftë. Ndoshta kanë ndonjë kapacitet që ne nuk e dime ende. Ne të tjerët do të jemi këtu. Lufta për ne ka përfunduar. E kemi fituar luftën. Kosova është e lirë dhe e pavarur. Ne e kemi qasjen si të hymë në NATO dhe BE.
Unë kam udhëhequr dy procese të demarkimit të kufirit, sate me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Edhe për to ka pasur zëra kundër por në fund të dyja janë miratuar në Kuvend me 2/3 e votave.
Hashim Thaçi. president