Rishikimi i kufirit/ Berisha takim me Veselin dhe Limajn: Të jemi të bashkuar

Rishikimi i kufirit/ Berisha takim me Veselin dhe Limajn: Të jemi të bashkuar

Kadri Veseli, Sali Berisha dhe Fatmir Limaj

Pas takimit me kreun e VetëVendosjes, Albin Kurti, ish-kryeministri Sali Berisha ka takuar sot edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, me të cilët ka diskutuar për çështjen e kufijve me Serbinë.

Berisha është shprehur se dënon me forvcë çdo përpjekje të Beogradit për destabilizim dhe i kërkon ndërkombëtarëve që të kuptojë se Vuçiç është një Milosheviç i vërtetë.

Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie të madhe. Ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të jetë çështje diskutimi. Denoncoj me forcë përpjekjet e Beogradit për një Republika Serbska, është një përpjekje për destabilizimin. Thirrja ime për të gjithë partitë në Kosovë, të ulen së bashku të votojnë në parlament dokumentin, kornizën e këtij diskutimi dhe delegacionin e përbashkët. Nevojitet një kuadër ligjor që mos ketë debate. Vuçiç erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Milloshevicit dhe flamurin e Vaso Čubrilović. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të kuptojë vizitën e tij, të këtij qaramani që bën viktimën po ai është një Milosheviç i vërtetë. 

Sali Berisha

Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova është shtet i pavarur sovran dhe se të bashkuar pozitë-opozitë nuk i sfidon askush.

Kosova është një dhe askush nuk mund ta ndajë Kosovën, nëse ne jemi bashkë pozitë e opozitë. Nesë jemi bashkë nuk na sfidon askush. Në dialog shkojmë jo nga dashuria për Serbinë, po duhet një liri e qëndrueshme një paqe e qëndrueshme. Kosova ka nevojë të jetë bashkë. Do të ndërtohet platforma e ballafaqimit të madh Kosovë Serbi, pa cenim territori. Jemi bashkë përçojmë këtë mesazh, populli e do këtë gjë. Faleminderit president edhe për këto mesazhe sot.

Kadri Veseli

Edhe nënkryeministri Limaj kërkoi unitet për të kaluar vështirësitë.

Të jemi unik, të ndërtohet grupi i unitetit. Kemi kaluar vështirësi të mëdha besoj se Kosova do të jetë në rrugën e saj.

Fatmir Limaj

Përveç Limajt, në takimin me Berishën ishte i pranishëm edhe ministri Dardan Gashi, shefi i kabinetit të tij, Blerand Stavileci, dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Zhvillime
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat