Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit për vitin 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat! Para për bujqësinë, skemë investimesh për fermerët

Këshilli i Ministrave ka rishikuar për herë të dytë buxhetin e shtetit, duke rritur me 27 miliardë lekë pritshmëritë për të ardhurat.

“Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024, duke rritur të ardhurat për këtë vit në vlerën 267 miliardë lekë. Këto shtesa janë menduar të shpërndahen në sektorët që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe ato që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj, njoftoi edhe ndarjen e re të buxhetit për institucionet.

“Kemi rritur financimet shtesë për Ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë për skemën e granteve të fermerëve. Kemi rritur 200 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe për Ministrinë e Brendshme me 1.3 miliardë lekë për kompensimin ushqimor të policëve, krahas orëve shtesë të punës. Për Ministrinë e Arsimit 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira. Kemi rritur financimet dhe për Ujësjellës Kanalizimet me 2 miliardë lekë”, tha malaj.

Rishikimi i buxhetit ishte paralajmëruar të ndodhte që në muajin qershor, por u shty për disa muaj. Me rishikimin e parë që ju bë buxhetit në shkurt ishte planifikuar që të ardhurat të arrinin në 686.7 miliardë lekë, dhe me këtë ndryshime pritet të arkëtohen në total 713.7 miliardë lekë.Me këto shtesa të bëra, fondi i ministrisë së bujqësisë arrin në 14.6 miliardë lekë ku fondet e shtuara do të shpërndahen për fermerët. Kjo rritje e fondeve për këtë sektor vjen edhe pas kërkesave të ministrisë me qëllim që të mbulohen me financim të gjithë fermerët. 

Por pjesën e luanit me këtë rishikim e marrin ujësjellësit buxheti i të cilëve arrin në 14.6 miliardë lekë nga 12.6 miliardë lekë që ishte. Rritje të madhe merr Ministria e Brendshme, ku buxheti arrin në 27,2 miliardë lekë nga 25.9 miliardë lekë. Ndërsa Ministria e Shëndetësinë shkon në 78,4 miliardë lekë nga 78.2 miliardë lekë që ishte. Kurse fondet e ministrisë së Arsimit arrijnë në total në 52.5 miliardë lekë.

Me rishikimin e parë që ju bë buxhetit në shkurt ishte planifikuar që të ardhurat të arrinin në 686.7 miliardë lekë, por me këtë rishikim pritet të arkëtohen në total 713.7 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga janari deri në fund të korrikut u arkëtuan në total 402 miliardë e 514 milionë lekë, ose 30.3 miliardë lekë më shumë se vjet. Bumi turistik, shtimi i konsumit dhe rritja e pagave kryesisht të administratës, kanë ndikuar në rritjen e të hyrave në buxhet.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit

Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit