Risi, Facebook fuqizon opsionin
Live, Chat privat në brendësi të tij

Risi, Facebook fuqizon opsionin<br />Live, Chat privat në brendësi të tij
Gjigandi Facebook do të sjellë një tjetër risi për funksionin Live, së shpejti do të ketë një chat privat vetëm për këtë funksion, i cili e fuqizon akoma më shumë.

Kjo risi do tu japë përdoruesve akoma më shumë mundësi ndërveprimi dhe për më tepër në mënyrë private.

Ky Chat privat në brendësi të Live vjen pasi njerëzit komentojnë në këtë opsion 10 herë më shumë se në videot tradicionale thekson kompania Facebook.

Ky opsion i ri do të të jetë i disponueshëm për gjithë perdoruesit në verë dhe do të bëhet nëpërmjet Messenger-it.

Por gjigani i rrjetve sociale nuk i mbyll këtu risitë, pasi për përdoruesit vijnë tashmë edhe “videotelefonatat Live”, opsion ky që do tu japë mundësi të gjithëve që të zhvillojnë Live sëbashku me një mik tjetër të cilën mund ta shohin të gjithë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla