Nga Dubai luksoz na vjen një risi teknologjike që nuk na e kishte marrë mendja, prezantohen policët robotë që do të patrullojnë në qytet dhe në pikat turistike të vendit.
Dy autoritetet përgjegjëse për trajtimin e të dhënave që do të mbledh ky polic i së ardhmes do të jenë autoritetit i transportit dhe trafikut.
Qytetarët mund të raportojnë te polici robot, krime të ndryshme, shqetësimet e tyre në lidhje m komunitetin ku jetojnë, mund të paguajnë gjobat e makinave ose mund të marrin informacione të ndryshme në ekranin që ndodhet I instaluar në të.
Ky robot është në gjendje të komunikojë në Arabisht dhe Anglisht dhe së shpejti do të jetë e mundur që të flasë rusisht, kinezçe, spanjisht dhe frengjisht.
Qeveria e Emirateve të Bashkuara ka deklaruar se brenda vitit 2030 synon që 25% e policisë të përbëhet nga robotët.
“Ne nuk do të zëvendësojmë të gjithë oficerët me këtë robot”, u shpreh një zëdhënës i policisë.
Roboti i quajtur REEM, u shfaq në Ekspozitën e Sigurisë së Informacionit të Gjirit të dielën dhe është projektuar nga kompania spanjolle PAL Robotics.
REEM nuk mund të ndjekë ose arrestojë të dyshuarit, megjithatë teknologjia e njohjes së fytyrës, ose makinës mund të ndihmojë policinë të identifikojë dhe të kapë shkelësit.
Ky robot është i saktë vetëm 80 për qind dhe mban kamera që dërgojnë informacion të drejtpërdrejtë në qendrën e kontrollit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com