Risia e e-Albania! Nga janari 2022, certifikata elektronike e fiskalizimit gjenerohet brenda 60 minutash (VIDEO)

Falë e-Albania, nga janari i këtij viti, bizneset që do të paguajnë online, me kartë debiti ose krediti për marrjen e shërbimit, do të pajisen me certifikatën elektronike të fizkalizimit brenda vetëm 60 minutave. 

Një lehtësim i madh, që eliminon në kohë rekord afatin që një subjekti i duhej të priste për t’u pajisur me certifikatën elektronike për projektin e fiskalizimit, pa u penguar në lëshimin e faturave elektronike si rrjedhojë e kohës.

Nga kjo procedurë e thjeshtuar nuk përfitojnë bizneset, që gjatë aplikimit për certifikatë elektronike zgjedhin opsionin e pagesës nëpërmjet shkarkimit të mandat pagesës, për të vijuar fizikisht në bankë. Për këto aplikime, sikurse edhe aktualisht, biznesi, përmes e-Albania, do të pajiset online me certifikatën elektronike të fiskalizimit brenda 10 ditësh pune, si pasojë e punës manuale nga stafi.

Ndërkohë që për pagesat online me anë të kartës, sistemi kryen automatikisht trajtimin e kërkesës dhe gjenerimin e certifikatës. Ndiqni videon për të kuptuar procedurën e thjeshtuar të aplikimit për certifikatën elektronike të fiskalizimit, brenda 1 ore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja