Risia, Financa hap “dritare”
për borxhin ndaj privatëve
PDF/Formulari i deklarimit te borxhit

Risia, Financa hap “dritare”<br />për borxhin ndaj privatëve<br />PDF/Formulari i deklarimit te borxhit
TIRANE-  Ministria e Financave ka vendosur t’u mundësojë vetëdeklarimin të gjithë subjekteve që pretendojnë se shteti u ka borxh. Në një njoftim nga ky dikaster, thuhet se duke nisur nga data 2 tetor, dita e mërkurë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, do të bëhet e mundur plotësimi on-line i dosjes nga firmat private që pretendojnë se buxheti i shtetit u ka detyrime të papaguara.

Formati i plotësimit të dosjes do të jetë në exel dhe shumë lehtë i realizueshëm. Mjafton të ndiqen veprimet si më poshtë:

1. Të shkarkohet dokumenti Excel, i cili ndodhet online.

2. Të plotësohet me informacionin e nevojshëm dhe të ruhet në kompjuter.

3. Të ngarkohet dokumenti excel i plotësuar, në faqe dhe të shtypet butoni “Dërgo”.

Ministria e Financave fton të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin dhe njëkohësisht sqaron se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri më datë 20 tetor.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë