TIRANE - Numri dy i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka akuzuar dje, kreun e qeverisë Edi Rama, si të implikuar dhe të përfshirë në rrjetin e narkotrafikut me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin. Ndërkohë, që për ironi të fatit, vetë Arben Ristani, është një nga personazhet e librit me kujtime të të birit të dikatorit, babait të Ermalit, Ilir Hoxhës “Babai im, Enver Hoxha”.

Në një pjesë të librit të tij me kujtime Ilir Hoxha tregon rastin se si Arben Ristanin, e ka pasur avokatin e tij në përballjen ligjore ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas Ilir Hoxhës, njohja me Ristanin ishte nëpërmjet rekomandimeve të miqve të tij, ndërsa tregon për mbrojtjen ligjore dinjitoze, që i ka bërë Ristani ndaj Berishës, pavarësisht se fundi dihej se do të ishte vendim politik. “Periudha para gjyqit ishte një periudhë intensive pune për t’u përgatitur.