Ristani e Spaho kallëzojnë Dakon:
Po shton emra në listat e votuesve
Vangjush Dako: Tentativë përbaltje
R

Ristani e Spaho kallëzojnë Dakon:<br />Po shton emra në listat e votuesve<br />Vangjush Dako: Tentativë përbaltje<br />R
TIRANE - Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, të cilin e akuzon se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 21 qershorit përmes shtimit të emrave në listat e zgjedhësve. Deputetët Edmond Spaho dhe Arben Ristani pas daljes nga prokuroria deklaruan për mediat se kërkuan nga prokuroria hetim të menjëhershëm dhe heqjen e 2700 personave të regjistruar gjatë muajit prill në qytetin e Durrësit.

Spahoi i ka kthyer përgjigje edhe një deklarate të kryetarit të bashkise Vangjush Dako se ka vepruar sipas ligjit duke respektuar lëvizjen e lirë të qytetarëve

Për të vërtetuar akuzat ndaj Dakos dhe vartësve të tij PD ka depozituar në prokurori edhe provat përkatëse.

Ndërkohë deputeti Arben Ristani i cili në vitin 2011 ishte në krye të KQZ kur Partia Socialiste e akuzoi se i dha fitoren në tavolinë Lulzim Bashës, si për ironi të fatit bëri të njëjtën deklaratë
Kallëzimi i PD u depozitua në prokurori pas atij që ka regjistruar pak ditë më parë KQZ për të njëjtin objekt. Ndërkohë që edhe përfaqësues të mazhorancës në KQZ janë shprehur se nuk do të lejohet në asnjë rast manipulimi të votës
 
Më poshtë deklarata e plotë për mediat e Edmond Spaho dhe Arben Ristani pas daljes nga prokuroria

SpahoNjoftuam Prokurorinë e Përgjithshme për skandalin e manipulimit të listave të zgjedhësve në Bashkinë e Durrësit. E njoftuam për materialin që KQZ ka përcjellë për këtë çështje në Prokurori.  Sikurse dorëzuam kallëzimin penal që Partia Demokratike ka përgatitur dhe faktet që ne disponojmë nga hetimi në lidhje me këtë çështje. Kërkuam hetim të shpejtë dhe të plotë të kësaj çështjeje për shkak të urgjencës që ka, pasi së shpejti dalin listat përfundimtare dhe afron dita e zgjedhjeve. Këta zgjedhës që janë futur në mënyrë arbitrare në lista, detyrimisht do të hiqen prej tyre dhe nuk do të votojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit në Durrës. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike. Më rezulton që edhe Partia Socialiste e ka pranuar skandalin pasi në debatin që është zhvilluar në KQZ përfaqësuesi ligjor në KQZ zoti Gjonçaj ka pranuar që të hiqen këta individë nga lista të cilët nuk janë pak por 2700 deri në fund të prillit, të hiqen pra nga lista por me një proçes të rregullt ligjor. Sikurse kam mësuar se z. Denar Biba ka deklaruar se janë të papranueshme në ditët e sotme praktika të tilla, manipulimi i procesit zgjedhor. Mua më ka habitur deklarata e djeshme e Vangjush Dakos , ku thekson që ka njerëz që janë regjistruar në listat e zgjedhësve dhe në bazë të së drejtës së lëvizjes së lirë si dhe ka pretenduar që kjo është  një praktikë që ka ndodhur dhe në të shkuarën. Dua t’i them se,  kjo nuk është lëvizje e lirë por kjo është një lëvizje e shtyrë nga mbrapa, e nxitur nga njerëzit e Vangjush Dakos . Për  më tepër kjo lëvizje e lirë në thonjëza prek dy parime të rëndësishme të procesit zgjedhor të cilët janë  zgjedhje të lira dhe të ndershme pra po flasim për zgjedhje të lira dhe zgjedhje  të ndershme dhe kjo “lëvizje e lirë” e Vangjush Dakos prek këto dy parime thelbësore të procesit zgjedhor. Përsa i takon qëndrimit të tij se  kjo paska ndodhur dhe në të shkuarën , kjo logjikë më le të kuptoj se nëse Vangjush Dako vjedh, më lind edhe mua e drejta të vjedh , apo nëse Vangjush Dako shkel ligjin edhe unë paskam të drejtë të shkel ligjin, gjë që nuk qëndron dhe më shumë i ngjan filozofisë së Zhvejkut që “Ç’më duhet mua se çfarë bëj unë”. Sigurisht dorëzuam prova në prokurori, të gjitha provat që ne disponojmë për listën e plotë të 2700 personave që janë futur në listat e zgjedhësve, kontratat e qerasë që ka nënshkruar me ndërmarrjen e Plazhit në Durrës, që ka nënshkruar drejtori apo kontrata të tjera sipërmarrje të individëve ortakë të Vangjush Dakos  dhe prokuroria na siguroi që do të fillojë një proces hetimi.

PyetjeA persona të tjerë të përfshirë?

SpahoSigurisht, ka persona të tjerë të përfshirë. Sapo  e përmenda është stafi në bashkinë e tij dhe individë të cilët mbështesin z. Dako. 

Pyetje:  Z. Dako ka deklaruar se nuk ju njeh. Keni një përgjigje ndaj  kësaj deklarate?

Spaho: Dhe unë e ngatërroj shpesh z. Dako me Zahon.

Pyetje:  Z. Ristani, Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi përgjimet e kryeministrit Rama në takimin me strukturat në Shkodër.

RistaniPartia Demokratike po konstaton që në mënyrë të shumëanshme me shumë makinacione po tentohet manipulimi i zgjedhjeve. Kryerilindjoti dhe kryerilindjotët po mundohen të bëjnë çdo gjë që të fallsifikojnë procesin elektoral  dhe të mundohen të fitojnë zgjedhjet në tavolinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme siç u shpreh z. Spaho.

Pyetje Ç’bëhet me padinë që keni depozituar ndaj ministrit Tahiri? Keni patur rezultate?

RistaniPo presim që Prokuroria të konkludojë në lidhje me kallëzimin që ne kemi bërë. Sigurisht që janë hetime komplekse që ndoshta  Prokuroria do kohën e saj por  sigurisht sa më shpejt se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar kështu që unë besoj se do të nxitojnë për të mbyllur çështjen.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'