VLORE - Arben Ristani, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike gjatë vizitës së tij në zonat e përmbytura të Fierit dhe të Vlorës ka raportuar se situata në këto vende është mjaft e rënduar dhe se dhjetëra banorë rrezikojnë jetën dhe pronat e tyre.

Në një lidhje telefonike me A1report, Ristani tha se bëhet fjalë për qindra shtëpi të përmbytura dhe qindra bagëti të ngordhura. “Emergjencat kanë filluar të bëjnë punën e tyre, por ironia është se kanë filluar të mbillnin palma te një rotondo. Në disa fshatra, lumi i Vjosës ka krijuar përmbytje goxha të madhe, uji vjen gati deri në mes të makinës. Jam bashkë me kreun e PD të Vlorës. Ndërtimet pa leje që tha Panariti nuk e njohin akoma këtë situatë. Do të udhëtoj drejt Vlorës sepse INUK nuk pyet nga fatkeqësia e Zotit dhe ka shkuar me fadromë të prishë ndërtesat”.- tha Ristani për A1report.

Edhe Ristani duke qëndruar në të njëjtën linjë me PD i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me forcat e Shtabeve të Emergjencave të cilat ndodhen në gadishmëri për ti ndihmuar ata. Po ashtu nga zonat e përmbytura Ristani i ka kërkuar degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me banorët për tu informuar për gjendjen e tyre. “Kushtet e rrethanat kërkojnë domosdoshmërisht shumëfishimin e përpjekjeve dhe resurseve qeveritare.”- tha Ristani nga Novosela.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)