TIRANË – Pas publikimit të opinionit të Komisinit të Venecias për zgjedhjet e 8 Majit në Shqipëri, kryetari i KQZ Arben Ristani deklaron se depolitizmi i KQZ, por veçanërisht i KZAZ-ve dhe grupeve të numërimit është i domosdoshëm.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes përe referendumin e ligjit të mbetjeve, Ristani ka mbështetur tezën e rishikimi të sistemit zgjedhor, por pa veçuar sistemin më të mirë.
“Sisteme të këqija nuk ka, janë të gjitha sisteme që përdoren në të gjithë botën, por sipas kushteve specifike, në vendet konkrete zgjidhet njëri sistem apo tjetri. Nuk mund të them që mazhoritari i përzjerë me proporcional, që ishte sistemi që ne lamë, ishte më i keq sesa sistemi rajonal proporcional. Të gjitha janë sisteme të mira, por varet nga interesat e klasës politike se cili i përshtatet për momentin.”,- deklaroi kreu i KQZ-së.
/Shqiptarja.com