Ristani - Opozitës: Zbatova
ligjet, më pëlqen puna që bëj

Ristani - Opozitës: Zbatova<br />ligjet, më pëlqen puna që bëj
TIRANE- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani i përgjigjet akuzave të opozitës se Ristani po mban peng KQZ-në për hesapet e pushtetit dhe shprehet i hapur për të marrë sërish drejtimin e këtij institucioni nëse Mazhoranca e propozon.

"Kriter i vlerësimit të punës sime apo të KQZ-së është shteti ligjor dhe jo konferenca e radhës për shtyp e kujtdo partie politike në vend. Në mënyrë konsekuente ne kemi zbatuar ligjin dhe se kriter i vlerësimit është shteti ligjor", iu përgjigj Ristani gazetarëve menjëherë pas përfundimit të punimeve të konferencës

"Trashëgimia zgjedhore evropiane: 10 vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore", të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisioni i Venecias.

I pyetur nëse do të jetë në krye të KQZ-së, nëse propozohet sërish  nga mazhoranca, Ristani kujtoi se mandati i Komisionit mbaron në muajin shkurt 2013 por “Puna që bëj është puna që dua dhe që pëlqej"- tha Ristani.

Kreu i Ps-se Edi Rama në një editorial të publikuar më 30 qershor konfirmon se  opozita nuk mund të votojë një Reformë Zgjedhore që nuk ndryshon KQZ-në dhe nuk garanton transparencën e zgjedhjeve”. Opozita e akuzon KQZ si një institucion që vepron në mbështetje të qeverisë. Në shkrimin e publikuar në faqen e tij zyrtare EdiRama.al, kreu i socialistëve pohoi se vendimi i KQZ-së për referendumin kundër importit të mbetjeve ishte “në vazhdën e traditës së shëmtuar të institucionit të marrë peng për hesapet e pushtetit”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar