Ristani: PD e hapur për çdo lloj
sistemi që garanton votën e lirë

Ristani: PD e hapur për çdo lloj<br />sistemi që garanton votën e lirë
Partia demokratike është e hapur për cdo lloj sistemi zgjedhor që garanton votën e lirë të shqiptarëve. Deklarata u bë nga sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani.
 
I pyetur rreth debatit për listat e hapura apo për sistemin maxhoritar numri dy në PD thotë se ky është një debat politik i stisur, pasi siaps tij në këtë proces mbetet i rëndësishëm një proces zgjedhor me standart, vunllet që sipas Ristanit kryeministri nuk e ka.

Ulja e numrit të deputëteve në parlament do ta bënte atë më cilësor. Madje sipas sekretarit të përgjithsëm të PD, parlamenti do të ishte më I mirë nëse do të ishte me dy dhoma.
 
Zyrtari i lartë demokrat shkon më tej në qëndrimin e tij kur thotë se duhet që edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Gjithcka në këtë proces varet nga vullneti politik nënvizoi Ristani.
 
Një tjetër çështje që kërkon vullnet politik e që lidhet me proceset zgjedhore ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Megjithatë partia demokratike ende nuk ka një vendim politik për votimin e kryetart të ri të KQZ në kuvend.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?