Ristani: PD e hapur për koalicion
 të mirëpritura PDIU dhe FRD

Ristani: PD e hapur për koalicion<br /> të mirëpritura PDIU dhe FRD
TIRANË- Partia Demokratike është e hapur për koalicion me çdo forcë politike që e mendon se duhet të jetë në opozitë me këtë qeveirsje. Deklarata vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” në REPORT TV.
 
Sipas tij dera është e hapur për PDIU-në e Idrizit por dhe FRPD e Topit. Ndërkaq gjatë kësaj intersviste Ristani ka mohuar të jetë politizuar aksidenti në Shkodër, ku nga rrëzimi i helikopterit humbën jetën dy pilotët .
 
Ky qëndrim tha ai është mbajtur në pritje të përfundimit të hetimeve për këtë ngjarje, ndërsa i cilësoi si personnale deklaratat e ish kryeministrit Berisha.
 
Duke përjashtuar veten nga çdo lidhje me Panamanë , Arben Ristani shprehet se as nuk i njeh se si funksionojnë skema të tilla.
 
 
Intervista e Arben Ristanit.


Do doja ta nisim bisedën nga takimi që keni patur me partitë aleate. Koaliconi është më i zgjeruar po është ngushtuar?

E rëndësishme është që familja e koaliconit ka filluar të funksionojë. Koalicioni ka filluar të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë me një plan të përbashkët qoftë për procesin zgjedhor, problemet e programit të PD. Është një tavolinë që do të vazhdojë . Besoj se koalicioni do të vijë duke u zgjeruar. Problemi kryesor ka të bëjë me shmangien e manipulimit zgjedhor, pra një plan të përbashkët se si ne do t’i qasemi procesit zgjedhor. Çështja e dytë është programi i opozitës, me një ofertë të re për të dalë nga kriza.

Do t’i shtoni parti të tjera koalicionit?
Besoj që po, por nuk jam unë interlokutori, është nënkryetari Spaho, nuk jam në dijeni se cilat pritet të vijnë, por e shoh që ka lëvizje në këtë drejtim.

Do t’i bëni thirrje partive si PDIU?
PD është e hapur për negociata të tilla, për ta zgjeruar koalicionin, janë të mirëpritur të gjitha partitë që sot e ndjejnë veten në opozitë.

E njëjta ofertë edhe për FRPD?
Jemi të hapur për një koalicion sa më të gjerë, pa komplekse.

Në këtë tryezë diskutuat për reformën zgjedhore. Duke qenë edhe një ish kryetar i KQZ, keni një ekspertizë të mjaftueshme për të parë cfarë duhet të ndryshojë.
Fakti është që ne kemi kaluar një numër të madh procesesh, kemi patur asistencë të OSBE-ODIR. Besoj se kemi një eksperiencë të mjaftueshme. Çështja e parë është tek vullneti politik. Kur ka vullnet zgjedhjet mund të bëhen me një laps dhe një letër. Por nuk pa patur. Kjo ka kondicionuar faktin që zgjedhjet bëhen me masa të shtuara sigurie. Proceset tek ne janë të ngarkuara dhe ka nevojë që palët politike të mbajn larg duart nga ndërhyrjet. Në do shikojmë mundësi për të shkuar  drejt një votimi elektronik që do shmangte ndërhyrjet në proces. Procesi tek ne zgjatet pa fund. Thelbi është vullneti politik, se po të mos ketë ndërhyrje të qëllimshme për ta deformuar mund të lëvizë në drejtimin e duhur. Në zgjedhjet e kaluara nuk u realizua projekti pilot për kontrollin e dokumenteve  identifikues në Tiranë. Çështjet janë këto, masat e sigurisë, votimi elektronik, probleme me financimin e partive politike. E mira do ishte që fondet të merreshin nga shteti, të ulej kosto e zgjedhjeve.

Basha është shprehur se nuk do shkoni në zgjedhje me Ramën, i qëndorni këtij kushti?
Qeveria Rama dhe Rama kanë treguar që nuk shkojnë në drejtimin e duhur në raport me zgjedhjet. Ju e patë në zgjedhjet në Korçë si bliheshin votat. Po kështu në 2015, raportet e OSBE –ODIR  nuk i quajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Janë një sërë manipulimesh që u vunë re në 2015 dhe këto na bëjnë skeptikë për të besuar që Rama kërkon të bëjë zgjedhje të lira. Lidhjet me krimin, paratë e zeza do kalojnë edhe në kanalet elektorale.

Cilat janë ato që ju i keni të panegociueshme?
Kriteret janë në proces të përpunimit. Sot u paraqit në tryezën e koalicionit një draft i parë, me problemet me listat e votuesve, kartat e identitetit, pra është një proces që na mundëson zgjedhje të lira. Nuk shkojmë në tavolinë me kushte të panegociueshme, por me idetë tona.

Në Shqipëri vërehet që opozita është e gatshme të politizojë gjithçka. Rasti më i fundit ishte ai i helikopterit. Ekspertiza e parë ka treguar që ishte aksident. Kur PD u nxitua ta politizojë.
Deklarat e Berishës në Facebook, janë deklarim i tij. Jemi munduar të presim të dhënat e hetimit mbi këtë çështje. Të dhënat e para flasin për udhëtim të parregullt. Kjo administrtë po sillet në mënyrë të papërgjegjshme me detyrën e saj.

Si e shpjegoni situatën e tensionuar në parlament?
Duke qenë se jam deputet i ri, do kisha dashur një klimë më të qetë në parlament, më konstruktive, që të fokusoheshim në problemet e rendësishme në ligjet që bëjmë dhe në diskutimet rreth ligjeve. Vija e  sjelljes sidomos Rama për mua ka qenë, goxha agresive. Ju mbani mend retorikën e tij në raport me fjalë të tilla si dhimbje , zorrë, goxha i rënduar që sjell pastaj një veprimtari të tillë në parlament. Problemi më i madh aty ka qenë kriminalizimi, Futja e njerëzve me rekorde kriminale, me prostitucion, trafik droge, vrasje. Kur e thua të rrëqethet mishi.

Rama ka thënë që zbatimi i dekriminalzimit do ketë 0 depuetë të PS që do preken.
Kriminalizimi është një fakt i njohur dhe i turpshëm. E dyta është kusarizimi i parlamentit, ku deputetë të maxhorancës janë duke futur duart në fondet publike dhe kjo ka sjellë arrogancë të panevojshme të maxhorancës, e cila nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ju thoni për deputet që shkelin ligjin, por ajo tek liqeni artificial bëri bujë, Strazimiri u pa më armë.
Unë personalisht e di që Strazimi e mban clularin në këllëf në rrip, e di që ska patur armë. Ky është mendimi im. Edhe ai më ka thënë që nuk ka patur armë. Që deputetët kanë patur armë, ua ka lejuar ligji.

Ky incident ishte shkaku që i keni ndërprerë protestat te liqeni?
Protesta është konsideruar si mëbshtetje për shqoërinë civile, jo aksion i mirëfilltë i PD. Ka qenë shoqëria civile ajo që ka mbajtur flamurin e protestës. PD duhet të mbështesë aksionin e shoqërisë civile kur mendon së janë në të drejtën e tyre dhe për të mirën e komunitetit. Ata na kërkuar ndihmë dhe PD ka qenë në mbështetje. Protesta do të vazhdojë, ne kemi shpallur ngritjen e një koalicioni qytetar për problemet e liqenit por edhe më gjerë, në raport me betonizimin e e Tiranës.
 
Figura kryesore e 25 viteve të tranzicionit është Berisha. A mendoni se vazhdon t’i bëjë hije Bashës?

Fakti është që Berisha është shumë aktiv në politikë. Në diskutimet që ne zhvillojmë. Në mënyrë absolute Basha ushtron lidershipinn e tij në mënyrë të plotë dhe të qenësishme. Unë e përcjell me kënaqësi që përvoja e zotit Berisha nuk na mungon. Nuk e shoh si hije, por si vlerë të shtuar që ne e kemi pranë.

Qëndrimi që do të mbajë PD ndaj Parlamentit. Znj.Leskaj dhe z.Suli kanë shprehur se mandati i tyre të shkojë në Kushtetuese. Kjo është kryerje e kushtit tuaj. Do ta rishikoni qëndrimin ndaj parlamentit?
Ajo që ndodhi nuk ishte një gjë e mirë, por një incident i rëndë, fakti që maxhoranca tentoi t'ia fshihte deputetët e saj Gjykatës Kushtetuese. Tentuan të mos i çonin në GJK çështje të tilla, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Ne ia arritëm që çështja e deputetit Kokëdhima të shkonte në Kushtetuese, por në mënyrë arrogante mazhoranca nuk i dërgoi deputetët e tjerë, duke shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë shkak ne kushtëzuam marrëdhëniet me Kuvendin. Kushti jonë, së pari nuk është realizuar, sepse nuk varet nga vullneti i tyre që çështja të shkojë në Kushtetuese, por duhet vullneti i Parlamentit. Nëse kjo do të ndodhë ne do të rishikojmë qëndrimin tonë me Kuvendin. 

Si ndikon kjo për reformën në drejtësi?
Ne kemi qenë shumë kontributorë për reformën në drejtësi. Reforma është e mirëpritur dhe besoj se do të përmbyllet. 

Keni disa propozime...
Ne i kemi paraqitur në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. Një pjesë e tyre u diskutuan dhe është rënë dakord. 

Ajo që u quajt koorporativizëm...në publik njihet si solidaritet mes ujqërish...
Duhet të kuptojmë që e gjithë propaganda që po bëhet nuk është e drejtë. Nuk është e vërtetë se po u miratua reforma në drejtësi, gjithçka do të ndryshojë. Nuk do të ndodhë ashtu, por reformat janë të mirëpritura dhe të domosdoshme, sepse sistemi i drejtësisë vuan nga koorporativizmi, korrupsioni. Në fillim maxhoranca iu përqas reformës në drejtësi për ta kapur. Kishin bërë gati edhe listën e emrave që do të drejtonin institucionet e reja që do të krijoheshin. Kjo shkaktoi një reagim të fortë nga ana e opozitës. Dhe opozita u bë e besueshme përpara faktorit ndërkombëtar dhe Komisionit të Venecias. Jemi duke ecur edhe në drejtim të një kushtetute të re. Sepse ka ndërhyrë te kompetencat e Presidentit, të cilat, Kushtetuta ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që mbante parimet e kontrollit dhe balancës. Prandaj dhe z.Basha ka hedhur idenë e një reforme të plotë kushtetuese.

Totale? Jo vetëm për drejtësinë?
Ka nevojë për ndërhyrje të plotë. 

Ku?
Kjo është një çështje që do një diskutim akoma më të thelluar. Tek reforma në drejtësi, sot ne kemi garantuar një lloj shmangie të kapjes politike. Jemi të rrezikuar nga koorporatizmi dhe do të duhet shumë punë për të luftuar korrupsionin. Byroja e hetimit do të ishte një nga risitë e reformës. 

Jeni dakord me projektin final të Byrosë?
Kemi rënë dakord që të mos varet nga qeveria. Pasi ishte e pasens që një organizëm i varur nga qeveria do të kontrollonte qeverinë. Ndaj, u ra në dakord që të ishte një mekanizëm i veçantë. Madje, u ra dakord që të mos varej as nga Prokuroria. 

Vërtet Byroja mund ta arrestojë korrupsionin?
Unë besoj se për të patur një reformë në drejtësi, duhet parë çështja e procedurave qoftë penale dhe qoftë civile. Procedurat janë për mua "Thembra e Akilit" për të patur një reformë të thellë në drejtësi. Po të shohësh, që, sistemi që ne përdorim është tipike shqiptare, në një kohë kur sistemet janë të kolauduara prej shumë vitesh në demokracitë e zhvilluara. Me këto organizma që duam të bëjmë është novacion shqiptar, një sistem tërësisht shpikje shqiptare. 

Venecia ka rënë dakord me ketë?
Ka përdorur një shprehje interesante se, "Jemi përgatitur për ta konsideruar të pranueshëm"..., pra, përdor një lloj fjale për të thënë, "Ok shkon edhe kjo".

Tek procedurat çfarë duhet të ndryshojë?
P.sh, nëse avokati humbet çështjen, penalizohet nga tregu. Nëse Prokurori humbet çështjen, s'ndodh asgjë. Për mua, nëse për të do të kishte pasoja humbja e një çështje në Gjykatë, ai do të çonte një çështje me prova në Gjykatë. 

Pas daljes së skandalit të "Panama Papers" çfarë duhet të ndryshojë në legjislacionin shqiptar?
Është një pyetje që s'i jap dot përgjigje se nuk e njoh këtë skemën e këtyre kompanive pa taksa.
 

Redaksia online
(U.S/L.Q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju