Ristani shmang debatin
çon Sekretaren në Kuvend

Ristani shmang debatin<br />çon Sekretaren në Kuvend
TIRANE - Kreu i KQZ Arben Ristani ka evituar sot paraqitjen në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për Raportin vjetor të institucionit që drejton për vitin 2011. Në vend të tij Ristani ka preferuar të cojë Sekretaren e Përgjithshme të KQZ Aljona Mancaku. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me mungesën e Ristanit, por ajo që pritej sot nëse Ristani do ishte në Komisionin e Ligjeve do ishte një përballje e fortë e tij me deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë kushtëzuar reformën zgjedhore me riformatimin e KQZ.
Raporti i KQZ për 2011 ka në qendër të vëmendjes zgjedhjet vendore të 8 Majit të cilat janë kontestuar fuqishëm nga opozita.

MUNGESA E RISTANIT, REAGON OPOZITA
Mungesa e Ristanit ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputeti i PS Damian Gjiknuri tha se është shqetësues fakti që për një raportim kaq të rëndësishëm dhe për punën e një institucioni kaq të rëndësishëm mos paraqitej kryetari.
“Në rast se kryetari nuk kishte mundësi të vinte, atëhehrë të paraqitej nënkryetarja” u shpreh Gjiknuri.
Deklarata e Gjiknurit është përcjellë me ironi nga ana e kreut të Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali i cili i është drejtuat Gjiknurit që të mos shkaktojë konfuzion në Komision. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar