Këngëtarja kosovare Rita Ora së fundmi është komentuar për afeksionin që ka ndaj Dj Skocez Calvin Harris, pasi ato po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit.

Tanimë thuhet se ata kanë krijuar një lidhje së bashku dhe duken mjaft të lumtur për këtë fakt.



Ata janë fotografuar të kapur për dorë, teksa kanë kaluar mbrëmjen e djeshme së bashku duke parë një film në kinema.

Çifti më herët janë parë dhe në një nga ndërtesat më të larta në Evropën Perëndimore, në katin e 69-të të “The Shard”.



Rita u shfaq e veshur “casual” mbrëmjen e djeshme, ku binte në sy bluza e saj në ngjyrë pink.



Sipas mediave të huaja bukuroshja kosovare dhe Skocezi Harris tanimë janë bërë të pandashëm.

(b.t/shqiptarja.com)

8/3