Rita Ora anëtare jurie
në “X-Factor-in” Amerikan?

Rita Ora anëtare jurie<br />në “X-Factor-in” Amerikan?
Rita Orën para pak ditësh e pamë në javën e modës në Paris me veshje të ndryshme shik dhe e kuruar në detaje.

Ndërkohë që këngëtarja është rikthyer në shtëpi duket se ka gjetur rehati me veshjet e saj të thjeshta.

Rita u fotografua ditën e djeshme teksa po dilte nga studio e regjistrimit në Londër.

Ajo u shfaq me një veshje trup xhinsi, poshtë së cilës kishte veshur një bluzë të bardhë si dhe me një kapuç të zi në kokë.

rita ora

Ndërkohë në mediat e huaja thuhet se Rita ka pasur një takim me Simon Cowell dhe pritet që ajo të jetë një nga anëtaret e jurisë në “X Factor-in” amerikan.

Një burim ka thënë se Simon është i vetëdijshëm për fuqinë dhe ndikimin që ka Rita si këngëtare dhe është i gatshëm ti ofrojë një rol të tillë asaj

. “Atij i pëlqen fakti që Rita ka shoqëri me persona të tillë të njohur si Cara Delevigne, Harry Styles, Kate Moss dhe mbretëreshën e popit Madonna. Ai mendon se ajo mund të bëhet një yll i madh në mbarë botën”, ka shtuar më tej burimi.

Burimi gjithashtu ka shprehur se Simon ka dashur të ketë Britney Spears në këtë panel por ajo ka rezultuar zhgënjyese, ndërkohë që Cheryl Cole nuk dëshiron të punojë në Amerikë.

Për këtë mundësitë më të mëdha janë që Rita të bëhet pjesë e këtij spektakli mjaft të ndjekur.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm