Sipas mediave të huaja e kryesisht atyre britanike pritet që Ora të ketë një bashkëpunim me një nga këngëtarët legjendë si është Paul McCartney.
Një fakt të tillë e dëshmon edhe prania e të dyve të ulur së bashku në sfilatën “Hunter Original SS15”, në London Fashion Week Show.
Ata janë fotografuar së bashku ndërkohë që kanë kaluar pjesën më të madhe të sfilatës duke biseduar mes tyre.
Kjo ka bërë që mediat që shtojnë aludimet për një hit mes McCartney dhe Orës.
Këngëtarja e njohur jo vetëm në Britani sapo ka dalë nga një bashkëpunim i suksesshëm me reperen e re Iggy Azalea nën titullin “Black Widow”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)