Rita Ora do të hapë shkollën e saj
në Prishtinë për fëmijët në nevojë

Rita Ora do të hapë shkollën e saj<br />në Prishtinë për fëmijët në nevojë
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora momentalisht është angazhuar si juri në talent-shown X Factor në Britaninë e Madhe, por në një moment kur të gjitha aftësitë dhe energjitë e saj duhet të fokusohen tek grupi i vajzave që do të mësojë, 24-vjeçarja ka edhe disa gjëra të tjera në mendje.

Burime për The Mirror kanë raportuar se ylli i “Body On Me” po planifikon të hapë një shkollë në Prishtinë, 23-vite pasi u detyrua të lërë vendin e saj.

Portali britanik vijon të shpjegojë se Rita dhe familja e saj u arratisën nga Kosova përpara se të niste lufta dhe tani do të japë kontributin e saj, duke ndërtuar një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe ata që kanë pamundësi ekonomike.

Një burim për The Sun tha se Rita nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe ndërtimi i një shkolle është plani i përkryer. “Ajo e ka menduar diçka të tillë prej kohësh, por tani po mendon të veprojë".

Shkolla do të marrë emrin e saj, në nder të këngëtares dhe synon të frymëzojë nxënësit që të mos e humbasin shpresën. Në fillim të vitit Rita u emërua si “Ambasadore Nderi” në Republikën e Kosovës.

Ky titull iu dhurua nga presidenta Atifete Jahjaga, e cila e cilësoi si ‘artisten më të suksesshme kosovare’. E prekur nga ky vlerësim, Rita tha: “Kjo është e mrekullueshme. Faleminderit zonja presidente për këtë nderim. Jam shumë e prekur. Kjo është kaq e pabesueshme për mua.”- përfundon artikullin e saj britanikja The Mirror.
rita ora
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi