Në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo ka publikuar një status në të cilin thuhej se kishte kaluar një Shën Valentin të mrekullueshëm.
“Shën Valentini im ishte i mrekullueshëm. Mora një tufë të madhe me trëndafila së bashku me pusullën më romantike.
(Statusi i këngëtares Ora në faqen e saj në Facebook)
Gjithashtu më dhuruan edhe një varëse me mbishkrimin “dashuri” por më parë më rrëmbyen. Me të ishte arratisja më e ëmbël.
Kam gatuar për të, duke u treguar bashkëshortja më e mirë. Ai duhet të ndjehet me fat dhe duhet t’a dijë këtë. Më dëgjove zotëri,”-ka shkruar Ora.
Kush të jetë vallë i dashuri i ri i këngëtares?
(James Arthur, fitues i X-Factor)
Ndërkohë e përditshmja prestigjioze “The Sun” ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Ora dhe fituesi i X-Factor, James Arthur kanë kaluar natën në një hotel.
Sipas këtij tabloidi kjo është nata e tretë që çifti fotografohet së bashku.
(xh.k/shqiptarja.com)