Reperja e famshme Rita Ora është në top listë sa i përket karrierës dhe fushës së modës.

Ndërsa, në jetën private Rita nuk është në ditët e saj më të mira.

Ajo pati nja ndarje shokuese nga Calvin Harris në muajin qershor me të cilin ishte e lidhur për një vit.

rita ora

Ish i dashuri i saj bëri publike ndarjen nga Rita në “Twitter” pa dijeninë e saj.

Këngëtarja ka folur për revistën Glamour se ende e dashuron Calvin dhe nëse ai nuk do kishte anonçuar ndarjen në Twitter as Rita nuk do të shkruante në rrjetet sociale për ndarjen e tyre.

Që në atë kohë Rita i është përkushtuar karrierës me koncerteve  të saj duke performuar në shumë shtete.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)