Rita Ora, këngëtarja me prejardhje nga Kosova kohëve të fundit është duke bërë famë në tërë botën me këngët e saja dhe zërin e saj të veçantë. Kënga e saj e fundit është në vendin e parë në top listën Britaneze duke i lënë prapa saj shumë emra të famshëm të Show Biz-it britanez dhe botëror.
Rita Ora, e familjes Sahatqia nga Prishtina, gjithashtu në intervistat e saj ndërkombëtare është duke e promovuar Kosovën dhe duke e theksuar vendin e saj të lindjes.

"Kur më pyesin, ju tregoj që kam lindur në Prishtinë, i kam treguar dhe Beyonce për Kosovën, për historinë, për luftën dhe ajo menjëherë është futur në internet të shikojë pamje nga Kosova" tha Rita Ora në një intervistë direkte pë RTK-në.

Ajo tregoi që mburret më Kosovën, edhepse e rritur ne Angli, gjithnjë e shpreh hapur dhe mundohet ta ndihmojë, por njëkohësisht falenderoi shqiptarët për përkrahjen që ia japin.
/rg/shqiptarja.com/